Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Milot. Dy makina janë përplasur me njëra tjetren.
Njëra prej makinave të aksidentuara mbrëmë ne Milot ka qenë e ngarkuar me drogë. Droga është përhapur në rrugë. Sasia e saj nuk dihet ende.
Nuk ka detaje për identitetin e drejtuesit të mjetit dhe personave të tjera që kane qenë në automjet. Aksidenti ndodhi pranë rrugës së kombit, në afërsi të Milotit. Dy makinat e përplasura rrëshqitën si pasojë e dëborës në rrugë.


