Duket se reshjet e dëborës kanë nisur të bllokojnë zonat malore. Në Dibër janë bllokuar të gjitha njësitë administrative. Dëbora ka arritur në trashësi rreth 1 metër.
Shkëputja e energjisë elektrike dhe problemet me ujin e pijshëm janë prezente në vend. Rreth 2000 minatorë të Martaneshit nuk kanë shkuar në punë si pasojë e reshjeve të shumta.
Sakaq edhe mësimi është ndërprerë.
Përgatiti:AlpeNews.al


