• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Aksidenti ku humbi jetën 19-vjeçarja shqiptare, shkak “loja” e shoferëve me parakalime?
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ Aksidenti ku humbi jetën 19-vjeçarja shqiptare, shkak “loja” e shoferëve me parakalime?

8 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një devijim për të mos u parakaluar. Më pas një kontakt mes “Polo”-s dhe “BMW”-së, ndërsa kjo e fundit përplaset me pemën. Një aksident që do të përfundonte në tragjedi. Është kjo një nga hipotezat e fundit që publikohet në mediat italiane për të sqaruar masakrën që ndodhi në Gorgo al Monticano dhe humbën jetën dy vajza, 19-vjeçarja shqiptare Eralda Spahillari dhe 17-vjeçarja Barbara Brotto. Shoferi i makinës tip “BMW”, Mikele Tatani, i fejuari i Spahillarit, ndodhet në gjendje të rëndë në spital së bashku me të dashurin e Brotto-s, Danielle Castelli.

Aksidenti ku humbi jetën 19-vjeçarja shqiptare, shkak “loja” e shoferëve me parakalime?
Eralda Spahillari dhe Mikele Tatani

Sipas asaj që shkruajnë mediat, makina tip “Polo” që drejtohej nga 18-vjeçari Gëzim Qerosi me origjinë shqiptare, mund të ketë luajtur rol aktiv në daljen e “BMW”-së nga rruga. Vendimtare do të jetë ekspertiza që pritet të bëjë prokurorja Gabriella Cama në ditët në vijim. Synimi është të kuptohet se si janë përplasur dy makinat dhe nëse ka apo jo lidhje mes kontaktit të parë dhe goditjes fatale në pemë.

Aksidenti ku humbi jetën 19-vjeçarja shqiptare, shkak “loja” e shoferëve me parakalime?
Foto e marrë nga mediat italiane: Eralda Spahillari

Në këtë mënyrë pritet të zbardhet edhe përgjegjësia e dy drejtuesve të makinave, pasi Tatani dhe Qerosi po hetohen për vrasje të dyfishtë në rrugë. Një tjetër hipotezë që po shqyrtohet nga prokurorja është ajo e mosdhënies së ndihmës, duke qenë se 4 shokët u larguan pasi telefonuan karabinierët. Disa orë më vonë ata u gjetën në shtëpitë e tyre. Çdo rezultat i hetimit pritet që t’i ngarkohet shoferit dhe jo pasagjerëve.

Sa i përket dinamikës së ngjarjes dy hipoteza janë në tavolinë. E para është se Tatani ka parakaluar me shpejtësi të madhe, ka goditur “Polo”-n dhe më pas përfundoi në pemë. Ky në fakt është rikonstruksioni paraprak i dinamikës së ngjarjes që qarkulloi menjëherë pas ngjarjes. Por në këto orë po qarkullon edhe hipoteza e dytë, ende për t’u verifikuar. Dyshohet se “Polo” mund të ketë levizur drejt qendrës së rrugës teksa makina tip “BMW” po tentonte të parakalonte. Në atë moment Tatani ka kthyer në mënyrë institktive timonin majtas dhe më pas është përplasur. Në trupin e “BMW”-së është gjetur një gërvishtje. Pastaj ka edhe një aspekt tjetër për t’u marrë parasysh sipas Il Gazettino-s. Nëse “BMW”-ja do të kishte goditur “Polo”-n me 140 km/h me shumë mundësi do ta kishte shtyrë atë nga rruga. Por makina tjetër nuk ishte aty dhe prandaj një eksperitë është thelbësore. Po ashtu pritet që dy shoferët të kryejnë testet toksikologjike për të kuptuar nëse ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË QUAJNË TË ÇMENDUR"/ Vajza përfundon shkollën dhe i bashkohet babait të saj në luftën kundër Rusisë
Previous article DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE/ Drejtori i Policisë Rrumbullaku mesazh urimi për policet femra: Gëzuar 8 Marsin

s.autor

Postime të ngjashme

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT