• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ 7.3 kg kokainë në Durrës, pronari i furgonit me porosi “spiunon” kushëririn pritës në Angli
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ 7.3 kg kokainë në Durrës, pronari i furgonit me porosi “spiunon” kushëririn pritës në Angli

27 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia arriti të identifikojë dhe të shpallë në kërkim personin që do të priste në Angli 7.3 kg kokainë të fshehura në linjën e fugonit që transportonte pako me porosi për shqiptarët jashtë vendit.

Hetimet zbuluan se drogën e cila u kap nga policia kufitare në portin e Durrësit brenda furgonit të kompanisë “Bledi Trans”, do ta priste në Angli, Fatbardh Çuni 37 vjeç.

Gjatë operacionit “pakot” të zhvilluar të shtunën, policia arrestoi pronarin e furgonit Mentor Çuni 39 vjeç dhe shoferin Arjan Doçi, 40 vjeç kushërinj me njëri-tjetrin. Burimet thonë se edhe pritësi në kërkim i kokainës, është i afërmi i tyre.

Burime nga grupi hetimor thonë për Report Tv, se Fatbardh Çuni i ka ndihmuar kushërinjtë e tij të regjistrojnë në Angli biznesin e transportit të porosive nga Shqipëria. Po ashtu, Fatbardhi dyshohet se gjente klientët për drogën që sillej e kamufluar mes pakove për shqiptarët që jetojnë në Londër.

Furgoni i “Bledi Trans” ishte bërë gati për të shkuar drejt portit të Barit, pasi itinerari i udhëtimit ishte Shqipëri-Itali-Francë-Angli. lënda narkotike u zbulua përmes kontrollit me skaner.

Fillimisht 2 të arrestuarit në Shqipëri, mohuan të kenë dijeni për drogën, duke thënë se pakon ua dha një i panjohur në Tiranë dhe se nuk kishin dijeni kush do e merrte porosinë në Angli. Por më tej, burimet thonë se ata kanë pranuar se kishin dijeni që brenda pakos kishte kokainë duke çuar hetuesit drejt emrit të Fatbardh Çunit, për arrestimin e të cilit po bashkëpunohet edhe me autoritetet britanike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPLIKON ME SPIROPALIN/ Bardhi: Jam djali i Durimit dhe i Vjollcës! Ti je gjë motra e Ndokës apo kunata e Gjokës?
Previous article REZOLUTA ANTIKORRUPSION/ Çuçi: SPAK s’mund të jetë i vetmi instrument që lufton fenomenin

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbylli fëmijët në banesë për të takuar minorenen, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Britani

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË IBË/ Mjeti i policit përplaset me një tjetër automjet dhe plas sherri, efektivi nxjerr pistoletën nga brezi

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për… Aktualitet

TRAGJIKE NË PARABURGIMIN 313/ Dy punonjës humbin jetën brenda pak orësh! Dyshohet për…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT