• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E PLOTA/ Atentati në Astir, DY kamera sigurie kapin momentin e sulmit. Si u ndoq Erigers Mihasi
Home
Breaking News

DETAJET E PLOTA/ Atentati në Astir, DY kamera sigurie kapin momentin e sulmit. Si u ndoq Erigers Mihasi

14 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Atentati mafioz në Astrit i ndodhur mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është bërë si pasojë e përplasjes së bandave në kryeqyteti. Dy kamera sigurie në zonë ka mundur të filmojë momentin ku mjeti tip ‘Toyota’ me targa  AA 532 ON e përdorur nga autorët ka ndjekur dhe më pas qëlluar mjetin “Audi A 7” ku udhëtonin Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe miku i tij Armand Dumani, 26 vjeç.

Kamerat e sigurisë në aksin e Unazës së Re kanë ndihmuar hetuesit të identifikojnë automjetin e djegur të autorëve të dyshuar në atentatin e mbrëmjes së të shtunës ku në 19:30 minuta mbeti i vdekur Erigers Mihasi dhe Armando Dumani.

Dy kamerat të cilat kanë fiksuar momentin teksa mjeti Audi A7 i bardhë në drejtimin e Mihasit dhe pasagjer shokut të tij Dumani vjen nga zona e pallatit me Shigjeta dhe ul shpejtësinë për t’u futur në të majtë në kthesën drejt lagjes Yrshek mbi urën e nënkalimit. Ndërsa nga pas tyre vjen një automjet Toyota i cili ka rezultuar i vjedhur në Greqi dhe po ashtu me targat AA 532 ON të vjedhura në 2 korrik në  Tiranë. Ky mjet sipas rindërtimit të skenës së krimit pa ndaluar në asnjë moment hap zjarr nga sedilja e pasme e pasagjerit duke lënë të vdekur në vend Mihasin dhe Dumanin. Mbi 20 plumba kallashnikov janë derdhur ndaj dy të rinjve, ndërsa mjeti i viktimave ka qenë në lëvizje, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën dhe shtyllën e ndriçimit.

Autorët që mendohet se janë 3, janë me pagesë pasi kanë planifikuar me detaje vrasjen e tipin mafioz në Tiranë. Pas ngjarjes së mirëfilltë mafioze që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit, duket se atentatorët për të shpëtuar, janë larguar menjëherë drejt Thumanës, ku edhe u gjet një automjet i djegur “Toyota”. Në makinë e cila rezulton e vjedhur në Greqi, ndërsa targat në Tiranë, u gjetën 2 kallashnikov pa silenciator, të cilët mendohen se janë arma e krimit që i mori jetën Erigers Mihasit, 32 vjeç dhe Armando Dumanit 26 vjeç. Një mjet tjetër nga zona e Thumanës dyshohet se i ka larguar ata për të humbur gjurmët.

Policia ka shoqëruar dhjetëra persona në qytetet të ndryshme të vendit, ndërsa Erigers Mihasi ka qenë i arrestuar dhe dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale.Përfshi grabitjen ndaj prindërve të Elton Çiços e deri tek vrasja e fundit në Laç e ish policit Xhelal Reçi.

Mihasi njihet edhe si shok i ngushtë i Ervis Martinajt, ndërsa viktima tjetër Armando Dumani pasagjeri që ndodhej me të në audin e bardhë me targa AA 008 EM, rezulton se është fqinj i tij në Yrshek. Nga personat e shoqëruar hetuesit nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë provë të përfshirjes së tyre në krim, ndërsa tre atentatorët që udhëtonin në bordin e Toytota-s dyshohet të jenë ekzekutor me pagesë.

Mihasi një ditë më parë ishte kthyer në Shqipëri nga Gjermania, ndërsa mjeti të cilin ai drejtonte 30 minuta para se të binte pre e atentatit e kishte ndaluar patrulla e policisë në zonën e universitetit politeknik. Ndaj dy viktimave janë përcjell një sërë ngushëllimesh në rrjetet sociale mes tyre dhe nga kjo faqe ku thuhet se prej disa kohësh i ndjeri ishte konvertuar në besimtar për tu shkëputur nga e shkuara e tij e errët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EXIT POLL: Zgjedhjet në Kosovë, ja kush janë fituesit për secilën komunë në raundin e dytë
Previous article STATISTIKAT/ Benzema-Vinicius historikë, askush si ata në 74 vjet

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT