• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E PARA/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale në Tiranë. Arrestohet nëna, në kërkim i biri
Home
Breaking News

DETAJET E PARA/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale në Tiranë. Arrestohet nëna, në kërkim i biri

11 April, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Goditet një bazë armatimi që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale në Tiranë.

Policia ka sekuestruar 9 armë zjarri(5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Si pasojë është shpallur në kërkim poseduesi i bazës së armatimit, ndërkohë ka rënë në pranga një 66-vjeçare, (nënë e bir).

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operativo-ligjore, se në fshatin “Picallë” mbahej një bazë armatimi me qëllim shitjen e armëve grupeve kriminale, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Picalla”.

Gjatë operacionit u bë i mundur identifikimi dhe goditja e kësaj baze armatimi. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit O. Q., u gjetën dhe sekuestruan 5 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pushkë, 3 armë zjarri pistoleta, 1 armë gjahu, 1 bajonetë, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, banuese në Tiranë, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi O. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë, me qëllim verifikimin e përdorimit të tyre në ngjarje kriminale.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSHTE ATMOSFERIKE TË QËNDRUESHME/ Parashikimi i motit për këtë të diel
Previous article PËRFUNDON FAZA E PARË E NEGOCIATAVE SHBA-IRAN? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT