• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E PARA/ Policia spanjolle sekuestron 11 tonë kokainë, mes të arestuarve edhe shqiptarë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E PARA/ Policia spanjolle sekuestron 11 tonë kokainë, mes të arestuarve edhe shqiptarë

12 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia spanjolle sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës. Sasia e madhe e kokainës vinte nga Amerika e Jugut dhe synohej nga trafikantët që përmes dy porteve spanjolle të shpërndahej në të gjithë Evropën. Polica shqiptare nuk ka dhënë hollësi mbi përfshirjen e shqiptarëve në dy organizatat e fuqishme të trafikut të drogës.

Policia spanjolle tha të marten se sekuestroi 11 tonë kokainë dhe arrestoi 20 persona, mes të cilëve edhe shtetas shqiptarë, të cilët i përkasin dy organizatave kriminale të trafikut të drogës.

Përmes një njoftimi zyrtar policia spanjolle tha se në portin veriperëndimor të Vigos u sekuestruan 7.5 ton kokainë që vinte nga Amerika e Jugut dhe ishte e fshehur brenda kontenierëve me peshkun ton të ngrirë, e cila do të shpërndahej në të gjithë Evropën.

ADVERTISING

Sasia tjetër prej 3,5 tonë kokainë u sekuestrua në portin lindor të Valencias e fshehur në kontenierë transporti.

Policia spanjolle i përshkroi operacionet si një “goditje të madhe” për një nga rrjetet më të fuqishme ballkanike të shpërndarjes së kokainës në Evropë.

Kreu i Brigadës Qëndrore spanjolle të Narkotikëve Antonio Martinez konfirmoi në një dalje për mediat se mes të arrestuarve disa ishin shtetas shqiptarë.

Sipas policisë spanjolle rrjeti i drogës kishte krijuar një kompani importi për të tregtuar peshk të ngrirë dhe për të investuar në pasuri të paluajtshme për të mbuluar aktivitetin që lidhej me sasitë e mëdha të drogës që vinin nga Amerika e jugut dhe më pas depërtonin në vendet e tjera europiane.

Sipas policisë spanjolle krahas shtetasve shqiptarë janë arrestuar edhe shtetas të tjerë me kombësi spanjolle, kolumbiane dhe dominikane.

Sipas shtypit qëndror spanjoll që nga viti 2017, rrjetet kriminale nga Europa Lindore të përbëra nga shqiptarë, serbë dhe kroatë kanë qenë një kërcënim global dhe një dhimbje koke për njësitë e antidrogës në Spanjë, një pikë strategjike për mbërritjen dhe shpërndarjen e kokainës në tregun europian.

Deri në përgatijen e kësaj kronike policia shqiptare nuk iu përgjigj interesimit të Zërit të Amerikës lidhur me hollësi për përfshirjen e shtetasve shqiptarë në këtë rrjet të fuqishëm të transportit të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë të goditur tashmë nga polica spanjolle./ VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BETEJA E PËRJETSHME/ Messi sfidon Ronaldon në tokën e sheikëve
Previous article KUSH MENDONI SE ËSHTË NË LISTË? Shenjat e horoskopit që mund të sjellin kaos në jetën tuaj

s.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT