Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçarështë plagosur me armë zjarri pas një konflikti.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, brenda një picerie, ku dyshohet se pas një sherri për motive të dobëta, i mituri është qëlluar dhe më pas është transportuar me urgjencë në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe kanë identifikuar autorin e dyshuar, ndërsa për shkak të hetimeve, nuk bëhet ende publik emri i tij.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIM:
Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Vijon puna për dokumentimin e plotë e rrethanave të rastit.


