• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E PARA/ Kapen mallra kontrabandë në Portin e Durrësit, sekuestrohen 600 fishekzjarrë dhe një sasi alkooli
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E PARA/ Kapen mallra kontrabandë në Portin e Durrësit, sekuestrohen 600 fishekzjarrë dhe një sasi alkooli

27 December, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy raste të kontrabandës së mallrave të ndryshme (për disa prej tyre paguhet akcizë), janë goditur në Portin e Durrësit, nga një operacion i përbashkët i zhvilluar ndërmjet Doganës dhe Policisë Kufitare.

Konkretisht është vënë në hetim B. C., 24 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtonte, iu gjetën 6 kuti me nga 100 fishekzjarrë secila, të padeklaruara;

Po ashtu është proceduar penalisht edhe O. A., 57 vjeç dhe Xh. H., 32 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në autobusin e tyre, iu gjetën rreth 200 shishe me pije të ndryshme alkoolike, pajisje të ndryshme elektroshtëpiake (mallra për të cilat paguhet akcizë) dhe mallra të tjera të padeklaruara.

Në përfundim të veprimeve procedurale, fishekzjarrët dhe mallrat e tjera u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu edhe në terren Krimi Ekonomik në Durrës ka goditur 2 raste të shitjes së mallrave të kontrabanduara, për të cilat janë proceduar penalisht shtetasit: D. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në lagjen nr.4, Durrës, iu gjetën pije të ndryshme alkoolike të kontrabanduara, pa pullë fiskale, të cilat ky shtetas i shiste duke fshehur të ardhurat;

Po ashtu u procedua A. V., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën qindra paketa me cigare, të kontrabanduara, pa pullë fiskale, të cilat ky shtetas po i transportonte me qëllim shitjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI: Nis aplikimi për programet e strehimit social që financohen nga buxheti i shtetit
Previous article TRONDITET MAQEDONIA E VERIUT/ Për një vend parkimi, vdesin 3 persona dhe plagoset 1 tjetër në Tetovë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT