Janë zbardhur identitetet e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një person ekzekutoi me armë zjarri vëllain e tij dhe kunatën.
Mesohet se autori është Arsen Muskurti që njihej edhe si Hamza Kastrati, ndërsa viktimë ka mbetur Dritan Muskurti dhe bashkëshortja e tij Nora Muskurti. Ndërkohë mes tyre ka pasur konflikte të vazhdueshme, për pronën.
Ngjarja e rëndë ndodhi brenda një agjensie në rrugën Islam Alla dhe dyshohet se shkak janë bërë problemet e pronësisë.


