Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hënë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 , në zonën e quajtur “Çezma e Amzës”, në Korçë, Sipas informacioneve paraprake dyshohet se në banesë ndodheshin katër persona.
Tre persona kanë arritur të largohen, ndërsa kanë mbetur të lënduar. Ndërkohë dyshohet se Piro Dolani i moshës rreth 65-vjeç ka humbur jetën.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë.
Gjithashtu edhe policia është e pranishme për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarje të rëndë.


