• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E DYSHIMTA/ Atentati në “Don Bosko”, i planifikuar 2 muaj më parë?
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E DYSHIMTA/ Atentati në “Don Bosko”, i planifikuar 2 muaj më parë?

5 January, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Erion Çela, me të vëllain, dajën dhe dy të afërm të tij po konsumonin kafen e pasdites në një lokal në zonën e Don Boskos. Dëshmitarët thanë se vetëm pak minuta se gratë e familjes të linin ambientet e lokalit, një makinë tip Mercedes-Benz, afrohet nga zona e Spitalit të Traumës në drejtim të lokalit.

Pasi kanë zbrazur breshëritë e kallashnikovit, autorët janë kthyer për t’u larguar andej nga kishin ardhur, në drejtim të Spitalit të Traumës.

Plumbat lanë të vdekur Erion Çelën, 35–vjeçarin që shihni në këtë foto dhe të plagosur vëllain e tij Blerim Çelën, dajon e tyre Edmond Crroj dhe 19-vjeçarin Azbi Selimaj, klient i lokalit.

Administratori i lokalit e pa të gjithë ngjarjen. Ai tregon se gjithçka ndodhi me shpejtësi dhe se mes palëve nuk pati konflikt.

Burimet i thanë Tv Klan se targat e përdorura në makinën e atentatorëve janë vjedhur dy muaj më parë në zonën e Vorës, çka i ka bërë hetuesit të dyshojnë se atentati ka nisur të planifikohet po në atë kohë.

Grupi hetimit ka dyshime të forta se shënjestra e atentatit ka qenë shtetasi Edmond Crroj, për shkak të problemeve që ai ka pasur me drejtësinë në Itali.

Megjithatë policia dhe prokuroria nuk përjashtojnë edhe pista të cilat lidhen me personat e tjerë të përfshirë në ngjarje. Viktima e atentatit Erion Çela ishte pronar i një tabakino dhe nuk rezulton që në Shqipëri të ketë pasur probleme me ligjin.

Kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar ngjarjen, por edhe dhjetra kamera të tjera, janë sekuestruar nga grupi i hetimit, në përpjekje për të identifikuar autorët. Nëpërmjet tyre po provohet edhe të zbulohet itenerari dhe destinacioni i makinës së atentatorëve.

Sipas dëshmitarëve, në makinë kanë qenë 3 persona, por vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me automatik kallashnikov. Gjuajtja është bërë nga brenda makinës dhe për këtë arsye të gjitha gëzhojat kanë rënë brenda saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRBALLET ME ISH TË DASHURËN? Si qëndron e vërteta mes Dj Dagz dhe moderatores nga Kosova
Previous article FIFA ZBULON LISTËN/ Veteranë, por dhe emra të rinj. Ja tre finalistët për çmimin e “Portierit më të mirë”...

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT