• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET DHE EMRI/ Doza kokaine gati për treg, si e pësoi 30-vjeçari në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET DHE EMRI/ Doza kokaine gati për treg, si e pësoi 30-vjeçari në Tiranë

29 January, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 30 vjeçar është arrestuar nga Policia në kryeqytet pasi shpërndante lëndë narkotike të llojit kokaine. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se i arrestuari është Erald Shullazi. Ai u arrestua në Unazë të Re, ndërsa gjatë kontrollit në automjet, iu gjet dhe u sekuestrua kokaina, të cilën e kishte ndarë në doza të vogla dhe ishte gati për treg.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine, në Tiranë. Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë, gati për shitje, rreth 90 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza, si dhe një peshore elektronike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Collaboration”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Erald Shullazi., 30 vjeç, banues në Tiranë. Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet dhe u sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës dhe të ambientit ku punonte 30-vjeçari, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Unazë të Re. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ZURI GJUMI NË KONTINJER TEKSA LUANTE.../ 15-vjeçari zgjohet në një shtet tjetër pas 6 ditësh
Previous article VDEKJA E TË RIUT ME NGJYRË/ Policia shpërbën njësinë speciale “Scorpion”. Ja reagimi i familjes së të ndjerit

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT