• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Dan Hutra ekzekutoi me thikë gruan në 2007, pasi e vrau i tha nënës së viktimës: Të rrosh vetë
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Dan Hutra ekzekutoi me thikë gruan në 2007, pasi e vrau i tha nënës së viktimës: Të rrosh vetë

1 March, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dan Hutra, 40-vjeçari i cili bëri masakër sot në Tiranë ku la të vdekura 3 gra dhe ka plagosur 3 të tjera në vitin 2007 kishte ekzekutuar gruan e tij të parë Dafina Havalja, të cilën e kishte ekzekutuar me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi.

Report Tv ka siguruar vendimin e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që e la përfundimisht në burg me 16 vite. Vendimi është marrë më 20 janar 2010 dhe Apeli la në fuqi vendimin e një viti më parë të shkallës së për dënimin me 24 vite burg për Dan Riza Hutrën për veprën penale të “Vrasje me paramendim”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar Hutra u dënua përfundimisht 16 vjet burgim.

Duke pasur parasysh edhe paraburgimin, pasi ai është arrestuar që në dhjetor 2007, ai ka vuajtur dënimin dhe ka dalë në fillim të viti 2022. Në vendim thuhet se ngjarja ka ndodhur papritur dhe ne rrethana të çastit, pas një dyshimi të të pandehurit për tradhti bashkëshortore nga e shoqja (viktima). Ky fakt provohet dhe nga deklarimi i nenës së viktimës për bisedën telefonike të zhvilluar me te

Pasi ka kryer vrasjen, Hutra është përpjekur të mbulojë gjurmët e krimit për të krijuar përshtypjen qe vrasja nuk është kryer nga ai, por si vetëvrasje, duke vendosur thikën ne dorën e viktimës. Pasi ka kryer krimin i Hutra është larguar qetësisht nga banesa, duke mbyllur derën dhe ka marre në telefon nenën e viktimës, të cilës i ka thënë: “Rrofsh vet për Dafinën se e kam mbyt”.

“Me të marrë njoftimin nga familjaret e viktimës, policia gjyqësore ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pasi është hapur dera me force, është pare viktima me një thikë në dorë të vendosur sipër gjoksit. Përreth kufomës kishte njolla gjaku, të cilat u morën për ekspertim biologjik. Janë sekuestruar një thike buke, e cila ka shërbyer për kryerjen e krimit dhe sende të tjera, si shishe plastike me mbishkrimin Pitbull, tre shishe plastike me mbishkrimin birra, tre filxhanë kafe, dy pjata filxhanash, një tavell cigare me bishta cigaresh, një pale pantallona xhinse meshkujsh me njolla gjaku, të cilat janë dërguar për ekspertim.

Nga këqyrja e kufomës ka rezultuar se ne trupin e saj, krahas hematomave ne pjesët e gjithë trupit, janë konstatuar plage me 2.5 cm larg gjoksit të djathte, me gjatësi 5 cm, nje plagë tjetër ne linjën eksplorime gjatësi 4 cm si dhe një plagë prerëse, me buze të rregullta, në nyjën e tretë të gishtit të madh të dorës së majtë”, thuhet në dosje.
Dan Hutra ka pranuar se ka kryer vrasjen, por pretendoi se e ka bërë atë në kushtet tronditjes së fortë psikike të çastit.

“I pandehuri pasi ka kryer vrasjen është përpjekur ta paraqesë si vetëvrasje të viktimës, është veshur qetësisht, ka mbyllur banesën dhe është larguar pa u vene re. Me gjakftohtësi ka telefonuar nenën e viktimës, duke i thënë të rrosh vete se vajzën e kam vrare, veprime qe tregojnë se i pandehuri, veprën penale e ka kryer me paramendim, Ne shkalle të pare, I pandehuri Dan Hutra ka kërkuar të procedohet me gjykim të shkurtuar, kërkese qe është pranuar nga gjykata. Ka pranuar kryerjen e veprës penale, por ka dashuruar të paraqesë vrasjen si “vetëvrasje, duke theksuar qe pasoja ka ardhur si rrjedhoje e tronditjes psikike për shkak se dyshonte që bashkëshortja e tij kishte lidhje jashtëmartesore”, thuhet në vendimin e siguruar nga Report TV.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RASTET/ Aksidentet më vdekjeprurëse të trenave në Europë
Previous article E FUNDIT! Vrau 3 gra në Tiranë, arrestohet Dan Hutra që terrorizoi sot kryeqytetin

F.autor

Postime të ngjashme

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri Aktualitet

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT