Zbulohen detaje të tjera rreth atentatit të sotëm në Elbasan, për fat pa viktima, për të cilin policia zyrtarisht njoftoi se ishte ndaj fisit Capja. Burimet mediatike bëjnë me dije se shënestra e atentatit të sotëm në Ebasan ishte Ardian Çapja.
Sipas policisë shtetasi Ardian Çapja ka qenë dhe më herët objektiv atentati. Burimet nga policia bëjnë me dije se Ardian Çapja ndodhej pranë banesës së tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Ardian Çapja është dyshuar për sulmin ndaj policisë në vitin 2016 dhe ka qenë edhe më herët objekt atentati.
Mësohet se automjeti i përkiste një kompanie biznesesh me emër në Elbasan, i cili ishte denoncuar i vjedhur.
Burime zyrtare bënë me dije për ‘BW’ se automjetit i ishin vendosur nga atentatorët targa të falsifikuara të njëjtat me automjetin e një fqinji të fisit Çapja. Automjeti i përdorur nga atentatorët ishte e njëjtë me atë që kishte targa si ato të fiqnjit të Çapjave, të cilit ia kishin falsifikuar.
Kjo ishte zgjedhur si strategji kamuflazhi prej atentatorëve për t’u futur lehtësisht në zonën e banuar nga fisi Çapja pa rënë në sy. Ndërkohë, policia raporton se atentati ka qenë i mirëorganizuar prej kohësh. Sakaq, autorët janë shpallur në kërkim nga blutë e Elbasanit.
/AlpeNews.al/