• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Arbër Çekaj mbetet në “duart” e Krimeve të Rënda, dyshime se pas tij fshihen…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Arbër Çekaj mbetet në “duart” e Krimeve të Rënda, dyshime se pas tij fshihen…

6 May, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Dosja e 613 kg kokainë të sekuestruar në Maninas të Durrësit do të mbetet te Krimet e Rënda.

Edhe pse pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i jep Krimeve të Rënda kompetencat lëndore të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion deri në krijimin e saj, dosja u duk se do të transferohej në Durrës, por, në fakt, nuk ka ndodhur kështu.

Krimet e Rënda do të vazhdojnë hetimet për trafikun e kokainës, pasi dyshohet se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

Pronari i “Arbëri Garden”, firmës që kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia, ku edhe u gjet droga, u arrestua dy ditë më parë në Gjermani dhe tashmë pritet të ekstradohet.

Por Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon fort se ai nuk është i vetëm në këtë trafik.

Persona të tjerë, që jetojnë jashtë Shqipërisë dyshohet se kanë dorë në trafikimin e 613 kg kokainë me kontenierin e bananeve.

Porositësi i kontenierit, Arbër Çekaj, pritet që të ekstradohet brenda muajit në Shqipëri dhe të merret në pyetje për drogën. Më herët, ai e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë trafik dhe premtoi se do të kthehej të përballej me drejtësinë. Por kjo nuk ndodhi dhe ai u arrestua nga Policia gjermane dy ditë më parë. Kanë qenë disa agjentë shqiptarë që kanë shkuar në Gjermani për të asistuar në operacion.

Çekaj kishte ndërruar edhe mbiemrin dhe kishte marrë atë të së shoqes së tij daneze. Në Shqipëri, janë arrestuar shoferi i kamionit që transportonte kontenierin në magazinën e Maminasit, si edhe menax heri i firmës “Arbëri Garden”.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Flasin arbitrat: Ja kush na dhunoi në Vlorë
Previous article U hodh nga ballkoni pasi plagosi prindërit/ Ndërron jetë spital 25-vjeçari në Tiranë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë... Aktualitet

ÇËSHTJA PËR PARABURGIMIN E VELIAJT/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë...

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë Aktualitet

SHQIPËRIA PAJISET ME TOPA TURK BORAN/ Vendi i tretë në botë me këtë armë

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

ZJARR I MADH NË SHIJAK/ Tymi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT