• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Aksioni i policisë te kampi i MEK, dyshimi i SPAK: Muxhahedinët provokuan luftë
Home
Breaking News

DETAJET/ Aksioni i policisë te kampi i MEK, dyshimi i SPAK: Muxhahedinët provokuan luftë

21 June, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka dyshime se anëtarë të organizatës MEK të vendosur në kampin “Ashraf 3” në Manzë kanë kryer pesë vepra penale, mes të cilave edhe “provokimi i luftës”.

A2 CNN ka lexuar një kopje të vendimit gjyqësore që lejoi kontrollin në kamp, kontroll që u tentua të kundërshtohej nga muxhahedinët.

Sipas SPAK, dyshohet se organizata “MEK”, e vendosur në Manzë, ka kryer sulme kibernetike ndaj Republikës Islamike të Iranit në disa periudha të ndryshme kohore, si edhe ndaj institucioneve në shtetin iranian.

Duke qenë se statusi i organizatës MEK në Shqipëri është humanitar, Republika Islamike e Iranit në vazhdimësi ka pretenduar duke ngritur këto dyshime si dhe në mënyrë të vazhdueshme kërcënon se do të ndërmarrë sulme ndaj Shqipërisë dhe organizatës MEK.

Duke nënvizuar sulmet kibernetike të Iranit drejt Shqipërisë në vitin 2022, SPAK thekson se bazuar në monitorimin e rrjeteve sociale, në fund të vitit të kaluar u konstatua një rritje e retorikës kërcënuese nga Irani dhe inteligjenca për sulme të mundshme, përfshirë edhe për sulme me dron ndaj organizatës MEK në Manzë.

Veprat penale që dyshohet të jenë kryer nga kampi i muxhahedinëve në Manzë janë “provokimi i luftës”, “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe “keqpërdorim i pajisjeve”.

Bazuar në të dhënat e servirura nga SPAK, gjykata ka vlerësuar të lejojë kontrollin e vendqëndrimit të muxhahedinëve në Manzë me qëllim gjetjen e serverëve apo pajisjeve të tjera kompjuterike që mund të jenë përdorur për sulmet kibernetike nga territori i Shqipërisë.

Nga ana tjetër, sipas SPAK, ka dyshime se pjesëtarë të MEK në Manëz janë të përfshirë në aktivitet kriminal të terrorizmit dhe financimit të terrorizmi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI NË LISTË? Njerëzit më të pasur në botë u përkasin këtyre shenjave të horoskopit
Previous article PËR JU GOCA/ Ja çfarë duhet të dini para se t'i lyeni flokët nga kafe në bjonde!

F.autor

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT