• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Agjentja e postës u arrestua nën akuzën e përvetësimit të 3 mln eurove, flet avokati: Do t’i kthejë…
Home
Breaking News

DETAJET/ Agjentja e postës u arrestua nën akuzën e përvetësimit të 3 mln eurove, flet avokati: Do t’i kthejë…

5 June, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Avokati i Alma Beqirit, e arrestuar nën akuzën e përvetësimit të 3 mln euro gjatë një periudhë 2 vjeçare teksa punonte si agjente e postës private ADEX, ka hedhur poshtë këto pretendime.

Në një deklaratë për mediat, pasi Gjykata e Korçës dha masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj saj, avokati deklaroi se “nuk ka përvetësim e as vjedhje, por mosrakordim detyrimesh”.

Ai u shpreh se klientja e tij, gjatë seancës gjyqësore, deklaroi se “s’ka asnjëlloj dëshirë për të mos i kthyer apo të t’i mbajtur paratë, dhe që s’ka bërë asnjë lloj përvetësimi”.

Përfaqësuesi ligjor i Alma Beqiri dekaroi se posta private ADEX nuk ka bërë kërkesë për të shlyqer një shumë të caktuar parash, ndërsa deklaroi se shuma prej 3 mln eurosh që dyshohet se përvetësoi 46-vjeçarja është fiktive.

Avokati: “Është mosmarrëveshje e pastër civile, nuk ka asnjë element të veprës penale për të cilën dyshohet e ndaluara. Mendojmë se gjithë shifrat e pretenduara janë fiktive dhe të mbushura me parregullsi të karakterit fiskal e tregtar, me të cilat nuk ka asnjë lidhje e mbrojtura nga ana jonë.

Nuk ka as përvetësim, as fshehje dhe as vjedhje, ka mosrakordim detyrimesh për një pjesë të detyrimeve. As vetë ai që i kërkon nuk i di sepse do të duhet të bëhet auditim.

Kush e ka denoncuar?

Avokati: Kompania ADEX. Ne kërkojmë caktimin e një mase alternative nga ajo e arrestit me burg, nuk u pranua. Është vendim që nuk mbështetet as në prova e as në fakt dhe ne do e çojmë në Apel.

Çfarë deklaroi në Gjykatë?

Avokati: Tha që s’ka asnjëlloj dëshirë për të mos i kthyer apo të t’i mbajtur paratë, dhe që s’ka bërë asnjë lloj përvetësimi. Thjesht kur të ketë një rakordim sipas ligjit për pasqyrat financiare, nga një ekspert i pavarur që do përcaktojë edhe detyrimit, atëherë do të përmbushë detyrimet aq sa janë. Jo çdo marrëdhënie konsiderohet detyrim për sa kohë pala tjetër nuk kërkon detyrim.

Edhe sot që flasim nuk kemi një kërkesë nga kompania për të shlyer një x shumë.

Thuhet që ka bashkëpunëtor?

Avokati: Nëse është bashkëpunëtor kallëzuesi sepse askush tjetër nuk mund të jetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURAT DERI NË 30 GRADË/ Si pritet të jetë moti sot
Previous article DUKEN SI ËNGJËJ/ Por ja çfarë fshehin brenda vetes 12 shenjat e horoskopit

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-CËRRIK/ Humb jetën 31-vjeçari! Motori doli nga rruga dhe u përplas me bordurat, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT