• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ 500 mijë eurot e kapura në portin e Durrësit, gazetari: Janë të krimit të organizuar, i investojnë…
Home
Breaking News

DETAJET/ 500 mijë eurot e kapura në portin e Durrësit, gazetari: Janë të krimit të organizuar, i investojnë…

22 October, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tentativat për të futur para në mënyrë të paligjshme në vend janë shtuar.

Një ditë pasi në portin e Durrësit u sekuestruan 522 mijë euro të padeklaruar të cilat kishin hyrë mbërritur me tragetin e linjës Durrës-Bari, sot u mësua për një tjetër sasi eurosh që janë bllokuar pasi ishin të padeklaruara.

Sot janë bllokuar 25 mijë euro të cilat janë gjetur të fshehura në një furgon me pasagjerë, ndërkohë 522 mijë eurot e vendosura në 6 qese kishin hyrë në Shqipëri të fshehura në pjesën e sipërme të një autobusit, pranë kondicionerit.

Gazetari Elton Qyno thotë se forma të tilla krijojnë dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për para të krimit të organizuar shqiptar që vepron në shtete të ndryshme të Europës dhe që fitimet e tij kërkon ti investojë në Shqipëri.

“Janë rreth 547 mijë euro. Të dy ngjarjet janë të veçuara dhe po hetohen individë të ndryshëm por linja është e njëjtë. Të dy rastet kanë ardhur nga Bari, Itali, në drejtim të portit të Durrësit dhe nuk dihet ende destinacioni përfundimtar. Është një rast i përsëritur, prej 6-7 vitesh në portin e Durrësit ka fluks të madh të këtyre episodeve, ku persona të caktuara futin sasi parash. Më mediatikja ka qenë rasti i Toyota Yaris me 4.3 milion euro. U pasua me 493 mijë euro të tjera pak muaj më vonë.

Rastet janë në rritje por të gjitha ka dyshime të forta dhe të arsyeshme se këto para vijnë nga grupe kriminale që veprojnë në zona të ndryshme të Europës të cilat duke arritur fitime të mëdha qëllimi i tyre është që këto para ti sjellin në Shqipëri dhe ti investojnë në fusha të ndryshme në vendlindje” thotë gazetari.

Qyno tërhoqi vëmendjen se nuk kemi pasur hyrje parash në sasi të tilla përmes pikave kufitare me Greqinë.

“Kanë ardhur nga Norgjegjia, Anglia, Holanda, Belgjika dhe Italia. Nuk kemi pasur ndonjë rast që grupe kriminale shqiptare të kenë futur sasi të mëdha parash nëpërmjet pikave kufitare me Greqinë. Pavarësisht se ka mjaft shqiptarë që merren në territorin grek me aktivitete kriminale sërish të ardhurat e tyre nuk janë aq të mëdha sa të suportohen dhe futen në këtë lloj forme që ne i kemi parë ditën e djeshme dhe sot në Durrës. Të ardhurat më të mëdha të grupeve kriminale janë në Belgjikë, Holandë dhe Angli sepse atje është tregu më i madh i shitjes së lëndëve narkotike” – deklaron Qyno.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Kush është polici që aksidentoi për vdekje të miturin 12 vjeçar në Gjirokastër
Previous article MARDHËNIA NUSE-VJEHRRË/ Këto janë kombinimet më të këqija mes shenjave të Horoskopit

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT