Kanë dalë sot para prokurorëve katër të arrestuarit e çështjes së famshme të 3.4 milionë eurove të sekuestruara në dy mjete “Toyota” në portin e Durrësit. Ata janë pyetur nga prokurorja Ornela Rrumbullaku por nuk kanë dhënë dëshmi të reja. Ata iu kanë qëndruar deklarimeve të dhënave ditën e arrestimit.
Marrja në pyetje vjen një ditë para seancës për masën e sigurisë. Shuma marramendëse u zbulua të dielën më 24 qershor në dy automjete që vinin nga Belgjika më një autotrajler që ishte nisur nga portet italiane.
Policia arrestoi në flagrancë shtetasit; Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës; Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë; Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.


