• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Zbulohet shuma e parave që fitoi nga dasmat gjyqtari Fatmir Hoxha, pasuria në 15 vite
Home
Aktualitet
Drejtësi

DETAJE/ Zbulohet shuma e parave që fitoi nga dasmat gjyqtari Fatmir Hoxha, pasuria në 15 vite

8 May, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, ka arritur në konkluzionin se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, nuk justifikon blerjen e një parlamenti me vlerë 140 450 euro me burime të ligjshme. Avokati i gjyqtarit, Julian Mërtiri, pretendon se Hoxha e ka blerë apartamentin me borxhe, kredi me kushte lehtësuese, shitjen e një banese si dhe me para të mbledhura në dy dasma tradicionale.

Shqiptarja.com verifikoi deklaratat e pasurisë së anëtarit të Kushtetueses nga viti 2003 deri në vitin 2017. Referuar deklaratave të pasurisë, gjyqtari, në vitin 2003, deklaron një depozitë kursimi me vlerë 650 000 lekë. Hoxha thotë se nga kjo shumë, 330 000 lekë i ka depozituar në vitin 2003, kohë me të cilën përkon me dasmat që pretendoi dje avokati i tij, ndërsa 320 000 lekë janë depozituar në vitin 2004.

Për asnjërën nga këto shuma, në deklaratën e pasurisë, nuk referohet burimi i krijimit, por 15 vjet më vonë, avokati i Hoxhës, thotë se gjyqtarit i kanë hedhur shumë para në dy dasma. Kjo depozitë deklarohet pikërisht në vitin kur gjyqtari, deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe 65 m2, në Shkodër, të blerë nga paga dhe një kredi. Shtëpia ka kushtuar 1.7 milionë lekë, ku pikërisht në vitin 2003, gjyqtari deklaron 3 350 euro të palikuiduara. Shtëpinë në Tiranë, anëtari i Kushtetueses e ka blerë në vitin 2011.

Ndërsa shtëpinë në Shkodër, me të cilën justifikon një pjesë të parave për të blerë shtëpinë në Tiranë, gjyqtari deklaron se e ka shitur në vitin 2014, me vlerë 3 400 000 lekë. Për të justifikuar vlerën e apartamentit në Tiranë, Hoxha deklaron një kredi 5 000 000 me kushte lehtësuese si dhe 28 mijë euro hua një shtetasi. Megjithatë, komisioni i Vetingut, pas një hetimi të theluar, thotë se gjyqtari nuk e justifikon blerjen e apartamentit.

Që nga viti 2003 dhe deri në vitin 2017, gjyqtari Hoxha deklaron si të ardhura vetëm pagën e tij dhe pagën e bashkëshortes. Madje, bashkëshortja nga viti 2004 deri në vitin 2012, nuk deklaron pagë. Një vit pasi Hoxha emërohet në Gjykatën Kushtetuese, bashkëshortja deklaron të ardhura nga paga pranë komisionerit për mbrojtjen e diskriminimit. Gjyqtari Hoxha, përpos apartamentit, nuk posedon asnjë pasuri tjetër të paluajtshme.

Mbështetja nga PD
Fatmir Hoxha bën pjesë në grupin e gjyqtarëve të cilët janë mbështetur dhe votuar nga Partia Demokratike për t’u ngjitur krye të piramidës së gjyqësorit në Shqipëri. Ashtu si anëtari tjetër, Fatos Lulo, i shkarkuar nga Vetingu, edhe Fatmir Hoxha është emëruar në vitin 2011, me mbështetjen e grupit të atëhershëm parlamentar të Partisë Demokratike si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Nga viti 1993-1996 Hoxha ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë ku dhe ka ushtruar detyrën e Kryetarit. Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 2003 deri në vitin 2008 ka ushtruar detyrën e Kryetar të Gjykatës së Apelit Shkodër. Ndërsa nga viti 2011 është anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Keni grupin e gjakut 0: I mirë për të tjerët, por i keq për atë që e ka!
Previous article Lajm i madh për ekipin kuqezi, ja kush po rikthehet te Milani

Redaktor2

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT