Detaje të reja janë mësuar nga zbulimi i municioneve luftarake në zonën e 5 majit në Tiranë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale.
Bëhet me dije se baza luftarake e gjetur në një bllok pallatesh para dy ditësh, u zbulua nga komunikimet e vëllezërve të penduar, Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët u arrestuan 4 ditë më parë.
Mësohet se armët ishin të futura nëpër thasë dhe të vendosura pranë një grope të mbuluar me shkurre në afërsi të bllokut të pallateve, të cilat u sekuestruan menjëherë nga blutë e kryeqytetit.
Deri më tani nuk ka ende asnjë person të arrestuar, ndërkohë pritet që Policia të japë njoftim zyrtar.


