• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Plagosën të riun në Tiranë, çfarë zbuluan kamerat për dy autorët
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE/ Plagosën të riun në Tiranë, çfarë zbuluan kamerat për dy autorët

18 November, 2017 Ina.Autor Kronikë

Zbardhen detaje te reja nga plagosja e dy diteve me pare Tirane. “Panorama” shkruan se autorët e dyshuar të plagosjes se 30-vjecarit Gentian Rrahmani, nga Kukësi dhe banues në Mëzez të Tiranës,  janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë së bizneseve në rrugën “Teodor Keko”, ku ndodhi plagosja.

Dje “Panorama” shkruajti se autori ishte shtetasi me iniciale L.K. nga Durresi dhe si bashkepunetor dyshohet edhe kunati i tij, megjithatë, ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tyre.

Burimet thanë se nga këqyrja e kamerave të sigurisë është zbardhur edhe momenti i sherrit mes të rinjve. Fillimisht, ata dyshohet se janë konfliktuar brenda ambienteve të një studioje tatuazhesh, që ndodhet pranë Unazës së Re.

Më pas kanë dalë në rrugë dhe kanë nisur të godasin njëri-tjetrin me grushte e sende të forta. Duke qenë se konflikti është parë nga dhjetëra dëshmitarë që ndodheshin në vendngjarje, 2 personat që sulmuan 30- vjeçarin Rrahmani kanë hipur në makinë për t’u larguar, nga frika se Policia do t’i gjente në vendin e ngjarjes.

Por në kohën që po hipnin në makinë, 30-vjeçari ka goditur me gur drejt makinës duke i thyer xhamin. Pas thyerjes së xhamit të makinës, njëri nga autorët ka nxjerrë nga brezi një pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Gentian Rrahmanit, duke e lënë të plagosur. Më pas i kanë dhënë gaz makinës duke u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Burimet thanë se nga verifikimi i kamerave të sigurisë, autorët janë dy djem të rinj, rreth 23 vjeç dhe të dobët. Fillimisht, ata duken duke u larguar me vrap në drejtim të një automjeti. Pasi hipin në makinë, qëllojnë me armë drejt 30-vjeçarit, më pas largohen me shpejtësi.

Policia u lajmërua për ngjarjen rreth orës 12:35, nga një telefonatë e mbërritur në Sallën Operative. Personi që telefonoi Policinë denonconte se në rrugën “Teodor Keko” ndodhej një person i shtrirë në tokë.

Menjëherë pas telefonatës, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Komisariatit nr.6, të cilët konstatuan se personi i shtrirë në tokë, siç denonconte dëshmitari, ishte shtetasi Gentian Rrahmani dhe ishte i plagosur me armë zjarri.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eni Çobani zbulon sekretin e dashurisë së përjetshme!
Previous article NUK KA MË KOHË/ Ja kur nisin procedurat për shkarkimin e kreut të KQZ

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT