Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 33-vjeçarit shqiptar që u vra në Greqi. Mbi të rin shqiptar është qëlluar dy herë në shpinë, ndërsa ka qenë një kalimtar i rastësishëm ai që e ka gjetur në gjendje të rëndë në shkallët e një shtëpie.
George Gennimatas 33 vjeç, i lindur në vitin 1986 është shqiptari i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.
Policia greke dyshon se ngjarja është larje hesapesh, për krime të ndodhura jashtë Greqisë. Autori apo autorët janë ende në arrati, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes


