• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA OPERACIONI I ZHVILLUAR GJATË NATËS NË KORÇË/ Sekuestrohet drogë dhe armë, 43 persona…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE NGA OPERACIONI I ZHVILLUAR GJATË NATËS NË KORÇË/ Sekuestrohet drogë dhe armë, 43 persona…

17 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i finalizuar mbrëmjen e së premtes nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Mësohet se gjatë operacionit janë lëshuar 13 urdhër arreste, teksa 6 persona janë arrestuar në flagrancë. Po ashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar 388 gramë kokainë e ndarë në doza, 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak, një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale, fidanë të kultivuar në gota plastike dhe 2 llamba neon led.

Policia “blindon” Korçën gjatë natës/ Arrestohen 8 persona, kontrolle në dhjetëra banesa
Njoftimi i policisë:

Operacioni, i zhvilluar në vazhdën e 2 megaoperacioneve “Knock Down” të finalizuara 1 vit më parë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të tij u proceduan penalisht 43 shtetas, nga të cilët 10 të ndaluar, 6 të arrestuar në flagrancë, 3 të shpallur në kërkim dhe 24 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në total 9 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 388 gramë kokainë, 1 armë zjarri, municion luftarak, fidanë kanabis, llamba led, 9 automjete, 6 peshore elektronike, 28 celularë dhe shuma parash dhe eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, pas një hetimi proaktiv të thelluar 6-mujor, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Knock Down 3”.

Gjatë këtij operacioni, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë janë lëshuar 13 masa sigurie “Arrest në burg”, nga të cilat strukturat hetimore në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kanë ekzekutuar 10 masa ndalimi konkretisht ndaj shtetasve:

– P. P., 31 vjeç; P. A., 19 vjeç; B. R., 46 vjeç; T. R., 38 vjeç; E. B., 36 vjeç, M. K., 29 vjeç; E. F., 26 vjeç; G. K., 40 vjeç; D. Xh., 39 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-E. K., 32 vjeç; M. D., 22 vjeç; E. N., 23 vjeç, banues në Korçë.

Pse gruaja në videon e Safet Gjicit nxori fytyrën e saj?! Eksperti: Ajo nuk është viktimë, mund të jetë…
Po nga strukturat e lartpërmendura në kuadër të këtij procedimi, janë arrestuar në flagrancë gjithsej 6 shtetas konkretisht:

-M. P., 23 vjeç; I. D., 26 vjeç; Gj. R., 32 vjeç; A. S., 36 vjeç; D. Q., 27 vjeç dhe N. L., 19 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 24 shtetas të tjerë.

– 388 gramë kokainë e ndarë në doza;

– 1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak;

– një sasi në lekë dhe në euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale;

-fidanë të kultivuar në gota plastike; 2 llamba neon led.

Vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale, për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM FLUTURA NË STOMAK"/ 12 mijë bileta të shitura, Elvana Gjata rrëfen emocionet për koncertin recital
Previous article KU U KAPËN POLICËT? “Kufiri i incidenteve” mes Kosovës dhe Serbisë (HARTA)

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT