Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Belsh, ku dy shoferë autobusësh janë konfliktuar së bashku për çështje biznesi dhe përleshja ka agravuar deri në përdorimin e armëve, ku fatmirësisht është evituar tragjedia. Sot dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë.
Altin Dervishi ka gjuajtur me armë drejt Ervis Tafanit . Shkaku i sherrit raportohet të jetë fakti që Tafani kishte marrë linjën për në Angli dhe konkurrenca mes dy shoferëve bëri që të lindë një konflikt, që në fund përfundoi në mënyrën më shqiptarë të mundshme.
Pas përleshjes, Dervishi ka marrë armën dhe ka goditur drejt autobusit të Tafanit, teksa brenda mjetit ka qenë vetë Ervisi dhe një çift me dy fëmijët e tyre. Fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa pasoja të rënda. Personat që kanë qenë brenda kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta nga copat e xhamave të thyer.
Fatmirësisht shënjestra e agresorit nuk ka qenë të godasë në trupat e atyre që ndodheshin brenda. Dervishi është arrestuar dhe pritet të njihet me masën e dënimit në vazhdim. Fakt është që shqiptarët ende nuk e kuptojnë konkurrencën e tregut dhe kjo bën që të kërcasë arma herë pas here.