• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

16 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sigurohen detaje nga dosja hetimore në lidhje me shtesën pa leje në një pallati në në rrugën “Llukë Kaçaj”, pranë QSUT

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat “Ndërtimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, në lidhje me një objekt shumëkatësh në ndërtim në rrugën “Llukë Kaçaj”, në kryeqytet.

Hetimi është ngritur pas referimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa dyshimet lidhen me tejkalim të lejes së ndërtimit, shitje të njësive në mënyrë të pjesshme informale dhe mosdeklarim të plotë të të ardhurave.

Sipas dosjes hetimore, objekti i ndërtuar nga subjekti “Mirson 2A” sh.p.k. (më vonë i lidhur me “Soni Idea Studio” dhe subjekte të tjera), dyshohet se ka pasur devijime nga projekti i miratuar, përfshirë shtesa të paautorizuara në kate. Gjithashtu, hetuesit kanë konstatuar raste të dyshuara të shitjes së apartamenteve përmes kontratave porosi dhe pagesave të pjesshme jashtë sistemit bankar.

Në kuadër të hetimeve janë administruar kontrata, deklarime dëshmitarësh dhe dokumentacion nga institucionet vendore, përfshirë Bashkinë Tiranë dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit. Sipas të dhënave paraprake, ndaj objektit janë marrë edhe më herët masa administrative për shkelje gjatë ndërtimit, por punimet kanë vijuar.

Dosja përfshin gjithashtu dyshime për mosveprim të mundshëm nga disa struktura të kontrollit të territorit, të cilat sipas materialeve hetimore nuk kanë ndërhyrë në kohë pavarësisht konstatimeve në terren. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë penale dhe administrative të të gjithë personave dhe subjekteve të përfshira në këtë çështje.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Shtetit janë ushtruar kontrolle në banesat e disa prej personave të dyshuar të përfshirë në çështje, por në disa raste ata nuk janë gjetur në adresat e tyre të deklaruara. Konkretisht, nga verifikimet e kryera nuk janë gjetur shtetasit Ferdinand Shtembari dhe Mirsim Jella, të cilët nuk janë paraqitur në vendbanimet e tyre gjatë kontrolleve të policisë.

Në vijim të këtyre rrethanave, për këta shtetas është kryer shpallja në kërkim policor në kuadër të veprimeve hetimore, me qëllim lokalizimin dhe marrjen e tyre në pyetje. Burime nga hetimi sqarojnë se kjo masë nuk përbën arrest apo ndalim, por një procedurë standarde për sigurimin e pranisë së personave në hetim dhe sqarimin e rrethanave të çështjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal
Previous article HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

VRASJA E VALTER LLESHIT/ Po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga mjeti para ekzekutimit Aktualitet

VRASJA E VALTER LLESHIT/ Po udhëtonte në makinë me një koleg! Miku i tij zbriti nga mjeti para ekzekutimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT