• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA DOSJA/ Ervis Martinaj i ofroi Dumanit “çek të bardhë” për të eliminuar Indrit Doklen. Pse dështoi atentati
Home
Breaking News

DETAJE NGA DOSJA/ Ervis Martinaj i ofroi Dumanit “çek të bardhë” për të eliminuar Indrit Doklen. Pse dështoi atentati

20 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” të tjera dosje të operacionit të SPAK dhe Policisë, që kulmoi me 18 të arrestuar dhe dhjetëra të tjerë të shpallur në kërkim. Në dosje, është marrë dëshmia e Henrik Hoxhajt.

Ai ka treguar, se si Dumani i ka kërkuar të mbledhë informacione dhe për të eliminuar Indrit Doklen. Dumani tregon të gjithë rrugën që ka ndjekur, që nga vëzhgimi në një kompleks vilash ku dyshohej që Dokle qëndronte me qira, e deri te informacionet mbi makinën e blinduar që ai lëvizte.

“Nuredini më ka dhënë porosi për vrasjen e Indrit Dokles. Kjo ka qenë rreth para një viti, ku unë bisedoja shpesh me Nuredinin të cilin e njihja edhe me emrin Luli. Në një nga këto biseda, që unë po kryenim në telefon ai më thotë se do gjetur ku është Indrit Dokle dhe duhet të merrnin masa për ta bërë.

Çmimi ishte mbi 500 mijë euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sat ë duash, pra i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi. Gjithashtu, Nuredini kishte informacion se Indriti jetonte tek një vilë në kompleksin Rolling Hills. Po me makinë me qira kam shkuar deri te TEG për të vënë re nëse mund ta shihja Indritin, por nuk e kam parë. Nga muhabete lart e poshtë kisha dëgjuar se Indriti lëvizte me një fuoristradë të blinduar Yoyota”, thotë Hoxhaj.

Ai ka treguar më tej, se makinën në fjalë e ka parë në afërsi të liqenit artificial, por nuk ka kryer veprime të tjera pasi thotë se Dokle nuk ishte “objektiv i lehtë”.

“Në një nga këto lëvizje, tek TEG unë e kam parë këtë makinë tek rrotondo që ndodhet tek diga e liqenit artificial afër kopshtit zoologjik. Thjesht e kam parë, por nuk kam bërë asnjë ndjekje. Ky objektiv nuk ishte i lehtë dhe kjo porosi ngeli vetëm me fjalë dhe nuk kam kryer asnjë veprim. Nga biseda me celular me Nuredinin e kemi lënë pezull dhe kemi biseduar për gjëra të tjera. Nuk kisha dijeni se ku ndodhej Nuredini gjatë kësaj kohe që unë po kryeja verifikime për Indritin”, shton më tej ai.

Nga ana tjetër Nuredin Dumani ka treguar se kush e ka porositur vrasjen. Në dosjen hetimore thuhet se vrasjen e ka kërkuar Ervis Martinaj e për ekzekutimin e Dokles ka ofruar 500 mijë euro. Nga këto para, Dumani pranon se ka marrë 100 mijë në formën e paradhënies. Kujtojmë që Martinaj është shpallur në kërkim nga policia.

Ata kryen dje kontrolle edhe në hotelin që dyshohej se fshihej, po përveç një sasie droge dhe disa sendeve personale, nuk arritën të gjenin të dhëna të tjera që mund të çojë në gjurmët e Martinajt

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HODHËN NË ERË LOKALIN ME TRITOL/ Zbardhet dëshmia e policit: Dyshoj se mund të jetë…
Previous article "I DHASHË 200 MIJË EURO KËTYRE QENVE...."/ Zbardhet dosja për vrasjen e Elvis Dedajt: Festim Qoli u dogj në fytyrë e vetulla kur…

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT