• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA ATENTATI NË VLORË/ Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin e sulmit me tritol
Home
Breaking News

DETAJE NGA ATENTATI NË VLORË/ Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin e sulmit me tritol

19 December, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e atentatit ndaj Endrit Sadedinit në Vlorë këtë të diel ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë përreth zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol në përpjekje për të rënë në gjurmët e autorit të krimit.

Burime nga policia bëjnë me dije për ‘Shqip’ se vendi ku ka ndodhur shpërthimi në zonën e Lungomares është i mbuluar mirë me kamerat e sigurisë së dhjetra bizneseve të zonës.

Grupi hetimor beson se nisur nga mekanizmi shpërthyes i vendosur në lëndën plasëse autori ka qenë pranë makinës së viktimës, ndoshta edhe duke e ndjekur atë vizualisht në momentin që ka shtypur komandën shpërthyese.

Policia ka identifikuar një person nga këqyrja e këtyre kamerave që ka kryer lëvizje të dyshimta pranë garazhit të Endrit Sadedinit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij si autori i mundshëm i ngjarjes.

Ndërkohë, 34-vjeçari Sadedini ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dyshohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I HABIT ME DEKLARATËN/ Agjenti i yllit të Juventusit tremb tifozët: Gati për një aventurë të re
Previous article PANIK TEK ISH BLLOKU/ Përfshihet nga flakët një apartament në katin e 8 në Tiranë

F.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT