Një arrestim që hap dosje ndërkombëtare hetimore mbi trafikun e drogës të destinuar për zonën e Brescia dhe në përgjithësi në Italinë veriore.
Në Montichiari u prangos e dashura e atij që sipas mediave italiane cilësohet si një prej bosëve më të kërkuar të narkotrafikut në Europë.
36-vjeçarja kishte me vete 22 kilogramë drogë, hashash dhe marihuanë. Ka pak informacion rreth arrestimit nga karabinierët.
Mungesa e detajeve sipas mediave italiane justifikohet nga shpresat se me bashkepunim nderkombetar do te goditet rrjeti i droges, dhe të kapen shokët e shqiptarit që konsiderohet si një “Pablo Escobar” i Tiranës, pronar i një rrjeti klubesh nate dhe mbi te cilin ka urdhër-arrest evropian për trafikun ndërkombëtar te droges.
Policia e gjeti 36-vjeçaren me një ID false teksa shiste drogen per nje trafikant që jeton në Milano, ne baze te hetimit dhe operacionit koduar “trafiku i fundit” realizuar nga skuadra e Brescia.
E dashura e “shefit” kishte gjetur strehë në shtëpinë e një 40-vjeçari të kerkuar për vrasje. Në kohën qe policia u fut te kontrollonte, trafikanti u fsheh në një dollap, por u zbulua.
Hetimi tregoi se 36-vjeçarja kishte rolin e mbajtjes se kontakteve mes eksportuesit shqiptarë të drogës dhe atyre italianë në Brescia, Milano dhe Bergamo.
Operacioni është marrë në fund të disa javëve hetimi e pergjimesh. Hetimet kanë zbuluar se shqiptarët shtrydhnin marijuanën dhe hashashin në cilindra të posaçëm.
Edhe pas arrestimit të dyfishtë, operacioni është ne vijim.



