• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Çfarë ndodhi dje në mal, si e vrau 15 vjeçari vëllain e mitur në Fan të Mirditës
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE/ Çfarë ndodhi dje në mal, si e vrau 15 vjeçari vëllain e mitur në Fan të Mirditës

16 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë, ku një fëmijë 12 vjeç mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Petoq në Fan të Mirditës.

Ngjarja bëhet akoma edhe më tragjike nga fakti se autori i shkrehjes së armës është pikërisht vëllai i tij i madh. Dy vëllezërit, njëri 15 vjeç dhe tjetri 12, kishin shkuar për të ruajtur bagëtitë në mal.

Gjatë kohës që dy të miturit po luanin me armë, E.T. 15 vjeç, nga pakujdesia ka bërë shkrehje të pavullnetshme të armës duke lënë të vdekur vëllain e tij të vogël, D.T., 12 vjeç.

Mësohet se ka qenë një plumb në gjoks që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme të riut 12- vjeçar. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjekoligjore, ndërkohë arma e zjarrit automatik, si dhe dy gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia ka bërë shoqërimin e babait të dy të miturve, si dhe vetë 15-vjeçarit lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Më datë 15.11.2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan, Mirditë, dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E.T. 15 vjeç dhe D.T. 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal.

Dyshohet se, duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E.T. nga pakujdesia ka vrarë vëllain e tij, shtetasin D.T. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjekoligjore.

Arma e zjarrit automatik, si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, bëhet e ditur nga Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Psikologët/ Prindërit favorizojnë më shumë njërin nga fëmijët, ja kush është “i preferuari”
Previous article FOTO/ Nëna diagnostikohet me sëmundjen e rëndë, ajo që bën aktorja revolton fansat

Redaktor2

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët, temperaturat shkojnë deri në 31 gradë Celsius

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË FIER/ Përplaset për vdekje një person

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar Aktualitet

GRUSHTE E SENDE TË FORTA/ Sherr i dhunshëm mes disa personave në Sarandë. 6 të shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT