• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI PUKË/ FOTO: Ndryshimet në qytet, RRITET interesi për turizëm
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI PUKË/ FOTO: Ndryshimet në qytet, RRITET interesi për turizëm

14 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Pas 27 vitesh mungese, fshati Lumzi në njësinë administrative Rrapë do të ketë një rrjet të ri vaditës.

Bashkia e Pukës bën me dije se investimi prej 100 mijë eurosh ka mundësuar që fermerët e zonës të kenë sasi të konsiderueshme uji vaditës, që është marrë disa kilometra larg zonës, duke i dhënë fund problemit disavjeçar të banorëve të këtij fshati.

Kreu i bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj u tha banorëve se krahas mbështetjes madhore të qeverisë, shumë prej ndryshimeve infrastrukturore në territorin e bashkisë Pukë ishin realizuar falë bashkëpunimit me kompani e organizata të ndryshme.

Prioritet, tha ai, nuk janë tenderat, siç ndodhte më parë, por gjetja e rrugëve për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

“Nuk jam këtu për fushatë elektorale, pasi siç e dini jam për të disatën herë në këtë zonë. Më shumë se asgjë tjetër më intereson se ju që keni vendosur të jetoni këtu, ta keni jetën më të lehtë. Kur kam ardhur në fillim në Lumzi, nëse ju kujtohet, më keni kërkuar rrugën, urat, mullirin e blojës dhe ujin vaditës. Ja ku i keni të gjitha, falë Zotit, mbështetjes së qeverisë dhe miqve tanë”, – theksoi Gjonaj.

Lumzi, pjesë e njësisë administrative Rrapë, prej 1992 kishte mbetur si një zonë e harruar dhe në braktisje gjithnjë e më shumë nga banorët, për shkak të mungesës së shërbimeve.
Ndërtimi i rrugës automobilistike me një vlerë prej 40 milionë lekë, investimi për ujin vaditës, mullirin dhe elementëve të tjerë të infrastrukturës, po bën që edhe banorët e larguar të rikthehen sërish në këtë zonë, kryesisht gjatë stinës së verës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK NË FIER/ Detajet: Shoferi iku nga vendi ku PËRPLASI për vdekje 55 vjeçarin
Previous article SEZONI TURISTIK/ Rritet numri i BIZNESEVE përgjatë bregdetit. 58 përqind më shumë se...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT