Një aksident i rëndë tragjik ka ndodhur mesnatën e ditës së martë, teksa një shtetas shqiptar, drejtues i automjetit, e i moshës 54 vjeç ka përplasur për vdekje në rrugën që të çon në plazhin e Portëzës (Fier), Yzedin Arapin.
Arapi, i moshës 55 vjeç ka vdekur në vend, edhe pse aty pranë i janë gjendur afër persona që po iu merren dëshmitë nga Policia.
Drejtuesi i makinës ka lënë automjetin në vend, dhe është larguar nga aksidenti duke mos qëndruar në lokacionin ku ndodhi përplasja.
Ai ka inicialet V.P, i moshës 54 vjeç dhe Policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tij.
/ALPENews.al


