Destinacioni i ditës së sotme perzgjedhur nga AlpeNews.al është fshati Qeparo.
Fshati turistik i Qeparosë shpalos pamjen e vet të mahnitshme menjëherë pas gjirit të Palermos, në jug të Shqipërisë konsiderohet si një nga më të bukurit. Qeparoi është pjesë e Rivierës Shqiptare i pozicionuar në komunën e Himarës, Vlorë.
Fshati ka tërhequr një numër të madh turistësh dhe është një destinacion fantastik pasi është një kombinim i përsosur mes detit dhe malit. Gjithë fshati ka pamje të bukur dhe arkitektonikë tradicionale. Rrugicat me kalldrëm dhe kishat e vjetra të lënë një shije magjepsëse.
Por çfarë duhet të vizitosh në Qeparo?
Në territorin e Qeparoit ka 8 kisha. Në gjirin e vjetër gjendet mali i grumbulluar me gurë masiv, ky mal i jep një bukuri dhe një panoramë fantastike këtij mali.
Aty mund të vizitosh edhe Qeparoin e vjetër. Fshati i vjetër ndodhet lart mbi kodrat që i ndan nga pjesa poshtë vija e pemëve të shumta dhe rruga kombëtare. Vendi ku karakterizohet nga bukuria dhe arkitektura e veçantë.
Nga ana tjetër, plazhi i Qeparoi është një nga më të bukurit që prej vitesh ka rrembyer zemrën e pushuesëve shqiptarë por dhe attyre të huaj.
Aty do shijoni pushimet e ëndrrava, falë bukurisë natyrore, arkitekturës së vjetër dhe historisë së veçantë. Një destinacion që do ju ngelet gjatë në memorie./ Rreth e rrotull Shqipërisë.