• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMON deputeti i listës “Basha”, ankohet pranë Athinës: Po shtrembërohet historia e Greqisë, po dëbohen grekët nga Himara për të sjellë 30 mijë turq
Home
Politikë

ALARMON deputeti i listës “Basha”, ankohet pranë Athinës: Po shtrembërohet historia e Greqisë, po dëbohen grekët nga Himara për të sjellë 30 mijë turq

1 July, 2020 F.autor Politikë

Deputeti  shqiptar Ligoraq Karamelo është ankuar te pala greke pasi sipas tij, kanalet televizive dhe mediat shqiptare po e shtrembërojnë plotësisht historinë helene.

Ligjvënësi i zgjedhur nga lista “Basha”, gjatë një interviste për Channel One në emisionin “Logos kai Antiologos” u shpreh se grekët e Epirit të Veriut po përballen me momente të vështira për shkak të politikave që po ndjek Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij ndaj tyre.

“Pasi arritëm t’i ruanim rrënjët dhe traditën tonë gjatë diktaturës së Hoxhës, ne mund ta bëjmë atë edhe tani,” – thotë Karamelo për mediat greke.

Gjithashtu, ai bëri me dije se “nga njëra anë, Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa përmbushur kriteret e anëtarësimit dhe nga ana tjetër ajo mban marrëdhënie të ngushta me Turqinë”. 

Karamelo foli për atë që ai e cilëson si urrejtje kombëtare të shtetit shqiptar ndaj grekëve autoktonë të Epirit të Veriut, e cila sipas tij është shfaqur më e dukshme përmes menaxhimit të çështjes së pronës, kryesisht në lidhje me bregdetin e Himarës, me qëllim që të ndryshojë shumica greke e këtij rajoni në shqiptare.

Ai pretendon se ekziston një marrëveshje midis Ramës dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të zhvendosur 30,000 refugjatë dhe imigrantë të paligjshëm nga Turqia për në Shqipëri, në Himarë.

“Ne kemi nevojë për shumë përgatitje për regjistrimin sa herë që të ndodhë, sepse ne jemi një përqindje e madhe. Në regjistrimin e vitit 2011, 25,000 grekë e deklaruan veten në Korçë, por shteti shqiptar numëronte vetëm 2,000,” – tha ndër të tjera Karamelo.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENT EDHE PËR 16 VITE/ Rusia i hap rrugën Putinit të qeverisë deri në 2036
Previous article DESTINACIONI I DITËS/ Qeparoi, një nga fshatrat turistikë më të veçantë në jug të Shqipërisë (PAMJET)

F.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT