• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACION DIREKT SHQIPËRI-AMERIKË/ Rama: Shpalos objektivin për të pasur dhe 3 aeroporte të tjera në vend
Home
Politikë

DESTINACION DIREKT SHQIPËRI-AMERIKË/ Rama: Shpalos objektivin për të pasur dhe 3 aeroporte të tjera në vend

14 September, 2018 enxhi.autor Politikë

Avioni, stafi… të gjithë duken gati një ditë para fluturimit të parë. Këtë pasdite, në aeroportin e Rinasit është ulur një mjet fluturimi i kompanisë “Air Albania”, për ceremoninë e inagurimit, ku prezent është edhe Kryeministri Edi Rama.

Gjatë ceremonisë së inaugurimin, Edi Rama, deklaroi se sot merr jetë një ëndërr, e cila do të jetë shumë e gjatë.

 

Rama vlerësoi edhe aksionerin e “Air Albania’, “Turkish Airline”. “Është një partner global që prej vitesh është lider dhe ka marrë edhe çmimin e kompanisë më cilësore në botë, tha kreu i qeverisë”, tha kryeministri. “Emocion tejet i veçantë qe sot mes miqsh bashkëpunëtorët e pronarësh vullnet mirë përmbushin jo vetëm një zotim ndaj bashkëqytetarëve por një ëndërr që duket e pamundur kompani ajrore të flamurtarit kuq e zi, “Air Albania”.

 

Një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim i gjatë jo i lehtë por që synimi ynë dhe bindja ime është që ti veçojë shqiptarët sa më larg dhe ti ndërlidhë ata sa më shumë. Më vjen jashtëzakonisht mirë që “Air Ablania” është një vepër kuq e zi, një vepër kombëtare një fryt i arrirë në këtë që për ne është vitit i Gjergj Kastriotit”, tha Rama. “Pa iniciativën dhe mbështetjen bujare të presidentit Erdogan s’do ishin këtu. Ama pas marrjes së vendimit rruga s’ka qenë e lehtë”, shtoi ai teksa shpalosi objektivin për të pasur edhe 3 aeroporte të tjera në vend. “Të kemi dhe tre aeroporte të tjera të Vlorës të Kukësit dhe Sarandës”.

Duke folur për shqetësimet për çmimet e kripura, tha se si kompania “Air Alabnia” ashtu edhe ndërtimi i aeroporteve të tjera sjell uljen e ccmimet të fluturimeve. Më tej Kryeministri Edi Rama u shpreh se brenda vitit 2019, “Air Albania” synon të ketë një fluturim direkt Tiranë-Nju Jork. Fluturimet test do të ketë gjatë një muaji mes Tiranës dhe Stambollit, tha Rama. Ndërsa për muajt në vijim do të ketë destinacione të tjera me vendet e tjera në Evropë, shtoi.  Ndërsa deri në vitin 2019, synon një fluturim nga Tirana në New York, u shpreh kreu i qeverisë.

“Zgjodhëm që shqiponjave tonë tu vëmë emrat e poetëve tanë. I pari, ky është këtu mbrapa është Lasgushi, tjetri që do të vijë menjëherë pas fluturimeve test që  do bëhen pas një muaji me Tiranës dhe Stambollit pastaj me Romën, Milanon, Bolonjën e Londrën do të jetë Migjeni dhe ambicia jonë është që deri janë fund të vitit të ardhëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork imzot Nolin”, përfundoi Rama fjalën e tij.

Nesër fluturimi i parë

Air Albania ka arritur që të finalizojë paketën e parë të fluturimeve, duke bërë që për herë të parë një firmë me kapital shqiptar, privat dhe publik të ofrojë shërbime në fushën e fluturimeve (në pronësi të Turkish Airlines, 49%, kompanisë shtetërore të kontrollit ajror Albcontroll 10% dhe të kompanisë së themeluar në Vlorë MDN Investment në masën 41%).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHKODËR/ Pi fotoksinë, 24 vjeçarja VETËHELMOHET në banesën e saj. Përfundon...
Previous article MENAXHERI TREGON TË VËRTETËN/ Justin Bieber ishte gati të humbiste jetën nga overdosa (FOTO)

enxhi.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT