• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËSHTON FORMIMI I KSHZ/ Opozita kërkon postin e ministrit të rendit dhe tre zëvendës-ministra
Home
Rajon

DËSHTON FORMIMI I KSHZ/ Opozita kërkon postin e ministrit të rendit dhe tre zëvendës-ministra

20 July, 2018 k.autor Rajon

Drejtuesit e katër partive kryesore në Maqedoni u takuan të enjten për të zhbllokuar formimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pa të cilin nuk mund të organizohet referendumi i paralajmëruar për ndryshimin e emrit të Maqedonisë. VMRO-DPMNE-ja opozitare e kushtëzon formimin e këtij organi dhe daljen në referendum me ristrukturimin e qeverisë, duke kërkuar postin e ministrit të rendit dhe tre zëvendës-ministra me të drejtë vetoje.

Por, Zoran Zaev, kryeministër dhe kryetar i LSDM-së, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe Bilall Kasami i njërit krah të Lëvizjes “Besa”, nuk mundën të bien dakord. Ata nuk dhanë shumë hollësi për bisedimet.

“Nuk ka kompromise për synimet strategjike të Republikës së Maqedonisë. Amnesti (për rastin e 27 prillit, 2017) direkte ose indirekte nuk do të ketë. Do t’i japin shans dialogut dhe bisedave deri sa kjo të jetë e mundur, tha Zoran Zaev pas takimit.

Hristijan Mickoski tha se: “Për disa tema kemi qëdrime të afërta, për disa tema të tjera nuk kemi afruar qëndrimet. Nëse me të vërtetë synojmë vlerat dhe parimt evropiane, kështu edhe duhet të sillemi. Vlerat e njejta t’i themi jo vetëm në mënyrë deklarative, por t’i zbatojmë edhe në vepër”.

Ndërkaq, Ali Ahmeti dhe Bilal Kasami janë në një vijë me kryeministrin Zoran Zaev.

Zoran Zaev ka lënë të kuptohet se pyetja e cila do të shtrohet në referendum do të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO dhe për marrëveshjen midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”

Pushteti duket se parapëlqen një referendum konsultativ e jo obligativ. Sidoqoftë, shkalla e pjesëmarrjes në referendum prej më tepër se 50 përqind pritet të jetë e vështirë. Mbi 900 mijë votues duhet të dalin të votojnë në këtë rast, ndërsa 50 përqindëshi i tyre, plus një votë më shumë duhet të deklarohen në favor të ndryshimit të emrit të Maqedonisë në “Maqedonia e Veriut”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Kushdo që vret gazetarët kryen xhihad", Afganistani vendi më i rrezikshëm në botë për reporterët
Previous article TAKIMI TRUMP-PUTIN/ Demokratët opzitarë kërkojnë dëshminë e përkthyeses së Trumpit

k.autor

Postime të ngjashme

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT