Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka fajësuar mazhorancën për dështimin e raundit të parë të zgjedhjes së Presidentit të ri.
“Është e qartë se në këtë raund të parë nuk do ketë kandidaturë. Ajo që doja të thoja se këto mbledhje të Komisionit të Ligjeve nuk janë rutinë .Është pjesë e një procesi politik. Komisioni i ligjeve luan një rol të rëndësishëm. Përfitoj për t’iu bërë me dije se cili është qëndrimi politik i opozitës. Ditë më parë, është bërë me dije mazhorancës, po ashtu edhe kolegëve. Detyrimi është krijimi i një procesi, të jetë i sinqertë. Do të duhet të ketë disa qëndrime që me realitet të krijojnë në thelb, një procedurë që të ccojë në një profil Presidencial të gjithë pranuar. Me legjitimitet për të mbushur karrigen presidenciale. Qënddrimi ynë është bërë i ditur. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton që ky proces të zhvillohet në bazë konsensuale. 84 vota përcaktojnë që opozita të ketë një rol substancial, mazhoranca nuk i ka kurrësesi numrat dhe legjitimitetin që të zgjedhë në mënyrë të njëanshme Presidentin. Ne kemi mbajtur këtë qëndrim që 3 raundet e para për zgjedhjen e Presidentit. Ne presim qëndrim. Jeni ju për zgjedhjen e Presidentit sipas frymës së Kushtetutës. Jeni për një proces që të mos shndërrohet në një lojë politike. Deri në përgjigjen e qëndrimit tonë që duhet ta ktheni kjo do jetë në sytë e publikut/. ky dështim i këtij raundi të parë nuk do doja të bëja asnjë provokim por qëndron mbi supet tuaja
në radhë të parë ju duhet të mbani një qëndirm, përgjërimet e bëra nga përfaqësuesit më të lartë tuaj deri tani duket se kanë qenë farsë jo të sinqertë, hiopokritë
koha është para. ne jemi në pritje të qëndrimit tuaj për të parë se cfarë produkti do të dalë. ” – tha Alibeaj.