Qytetarët janë detyruar të plaçkisnin supermarketet për ushqime dhe sende të tjera të nevojshme mes gjendjes së krijuar nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë të hënën.
Në një raportin nga korrespondenti i Sky Neës Alex Craëford nga Turqia, thuhet se është rritur numri i grabitjeve të supermarketeve në periferi të Iskenderunit, ku nënat po rrëmbejnë pelena për fëmijët e tyre dhe baballarët që grumbullojnë në shporta fruta dhe produkte tualeti.
Dëshpërimi po forcohet në provincën Hatay, zona më e prekur në hartën e territorit më sizmik të Turqisë.
Grumbuj njerëzish vërshuan brenda supermarketeve, duke rrëshqitur madje mbi kosin e derdhur nga nxitimi për të rrëmbyer sa më shumë që të mundnin.
Alarmi se brenda marketit kishte hajdutë binte vazhdimisht, ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz grumbulloheshin brenda.

“Ne jemi të uritur,” tha një burrë.
“Shikoni se çfarë jemi bërë,” tha një grua, “njerëzimi ynë ka vdekur”.
Të tjerë u ankuan për ngadalësinë dhe papërshtatshmërinë e reagimit të qeverisë pas fatkeqësisë më të madhe natyrore të Turqisë në një shekull.
Presidenti, i cili dje bëri vizita të shumta në vende të ndryshme pranë epiqendrës së tërmetit, përfshirë Hatajin, ka denoncuar ata që kritikuan reagimin e autoritetit si “tradhtarë”.
“Unë kam fëmijë,” tha një burrë i zemëruar, “gjithçka që po marr është kos që ata të hanë.
“Unë do të paguaja për çdo gjë, por ata nuk po hapin dyqanet”

Tensionet janë të larta në të gjithë zonën e prekur nga tërmeti dhe ka gjasa të vazhdojnë të rriten ndërsa “lufta” për të mbijetuar vazhdon.



