• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMON PARA GJKKO/ Ilirjan Feçi: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë
Home
Breaking News

DËSHMON PARA GJKKO/ Ilirjan Feçi: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

17 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ilirjan Feçi ka rrëfyer këtë të martë në Gjykatën e Posaçme detaje nga grabitja me dhunë e ndodhur në shkurt të vitit 2011 në Elbasan, ku sipas tij, ai ka vepruar së bashku me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, vëllanë e Nuredin Dumanit.

Dëshmia u dha në kuadër të gjykimit për dosjen “Plumbi i artë”. Feçi është i pandehur në këtë çështje, por po gjykohet në një proces të veçuar. Në cilësinë e bashkëpandehurit në një procedim të lidhur, ai përjashtoi nga ngjarja të pandehurin Gentian Sharra.

Gjatë seancës, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës të Sharrës, Sokol Hazizaj, Feçi deklaroi se në grabitje kanë marrë pjesë vetëm tre persona.
“Kemi qenë tre persona: Talo Çela, Dashnor Dumani dhe unë. Talo kishte makinën. Ngjarja është filmuar nga kamerat e një banke dhe një banese private”, u shpreh ai.

I pyetur nëse kanë qenë të armatosur, Feçi tha se vetëm Dashnor Dumani mbante një levë, ndërsa ai dhe Talo Çela nuk kishin armë.

Duke treguar dinamikën e ngjarjes, Feçi deklaroi se fillimisht kishte marrë Dashnor Dumanin në zonën e Nish-Tullës dhe më pas kishin shkuar në Elbasan, ku kishin marrë edhe Talo Çelën. Sipas tij, ata janë drejtuar më pas në banesën e Lirak Bajraktarit, nga ku kanë grabitur një çantë me bizhuteri dhe flori.

“U konfliktua pak me Dashnorin. I morëm çantën dhe u larguam drejt shtëpisë së Talos. Kishte flori, varëse, medalione dhe ora. Pasi i shitëm në Tiranë, i ndamë në tre pjesë”, deklaroi Feçi.

Ai shtoi se Gentian Sharrën e njeh për arsye biznesi, pasi ky i fundit kishte një servis, ndërsa vetë Feçi merrej me shitblerje makinash, por theksoi se Sharra nuk ka qenë pjesë e grabitjes.

“Gentian Sharra nuk ka qenë në vjedhjen e Bajraktarit. Ai ka qenë shumë mirë financiarisht. Unë shkova aty vetëm për të marrë paratë e mia mbrapsht”, u shpreh Feçi.

Sa i përket Nuredin Dumanit, Feçi deklaroi se e njihte përmes një kushëriri dhe se ai kishte dijeni për banesën e tij në Kavajë. Sipas tij, Dumani në të kaluarën kishte kultivuar lëndë narkotike për të dhe i kishte sjellë disa herë.

Në fund të dëshmisë, Feçi i bëri thirrje prokurorisë të verifikojë pamjet filmike të ngjarjes.

“Shikoni pamjet filmike që të bindeni se kemi qenë vetëm tre persona. Nuredin Dumani ju ka gënjyer prej tre vitesh”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRUAJA U PËRPLAS PËR VDEJE NGA ATOBOTI I UJIT/ Bashkëshorti në vendngjarje, shpërthen në lot
Previous article NUK PRANOI NDARJEN/ E ndoqi dhe tentoi të vriste gruan me thikë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT