Bleona Mata është vajza e vogël 6 vjeçare që u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit .
Policia dhe banorët e zonës kërkuan me orë të tëra nëpër mal, por nuk gjetën asnjë gjurmë të vajzës dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë rreth fatit të saj.
Në fillim dyshimet ranë mbi vajzat që e shoqeronin Bleonën atë ditë, mes tyre ishte dhe halla e 6 vjeçares. Pavarësisht dyshimeve të shumta mbi hallën, Qamile Mata, hetimet e policisë dhe prokurorisë nuk mundën të provonin asnjëherë se ajo bashkë me shoqërueset e tjera kishin djeni mbi ngjarjen. Gjyshja e Bleonës tha në atë kohë se kishte parë një person që nuk ishte banor i fshatit.
Tashmë Bleona 14 vjeçe vazhdon të jetë e zhdukur, ndërkohë që dy persona dëshmuan sonte në emisionin ‘Pa Gjurmë’ , në Report Tv se vajza shfrytëzohet nga një grup shqiptar për prostitucion në Itali, ndërsa u shprehën të sigurt se e kanë vajzën në dorë, madje deklaruan se ka qenë shtatzënë.
Dëshmia e parë nga Italia:
U gjend gocë, por nuk duam si ta hapim për momentin. E kam gjetur dhe e kemi këtu. Goca është në Itali, është një grup që lëviz, nuk jap dot qytetin e saktë. Vajzën e kam parë me sytë e mi. Bleona është në lëvizje me një grup të madh nga Shqipëria, janë edhe politikanë të përfshirë, por ditën që do të niseni, do të niseni urgjentisht. Do të flasim, do të njihemi. Jo që do ta sjell, por e kam në dorë Bleonën. Punë dite dhe jave do të ndalohet grupi, pasi është ngritur i gjithë shteti. Në këtë moshë nuk e di sa vjeç është. Ajo është Belona, pasi ka një të djegur poshtë gushës. Grupi kuptohet se për cfarë e mban, është e torturuar, e kam parë në disa qytete në Pescara, Modena dhe Ankona.
Është e torturuar e shfrytëzuar. Ata që e kanë marrë marrin akoma fëmijë nga Shqipëria. I them nënës që të mos pranojë asnjë lloj telefonate, pasi janë të gjitha gënjeshtra. Unë punoj në gjykatë, do të marr pastaj nga ana e policisë. Vajza ka një të çarë në fytyrë, thuaj të ëmës që të përgatitet. Zonja që e ka parë me sytë e vet, thotë që është kështu dhe pikë dhe që 12-13 vjeçe mbetet një fëmijë shtatzënë. Ka qenë shtatzënë nuk e di nëse fëmijën e ka apo ia kanë hequr. Gocën do ta sjellë vetë në Shqipëri. Ajo duket se është 16-17 vjeçe, është mirë. Gocën tani e kemi të sigurt me një njeri që po e mban mirë, pasi është ndaluar edhe ai njeriu.
Dëshmia e dytë nga Italia:
Bleonën e kam mbajtur vetë. Është 100% ajo, kam folur është shqiptare. Ka qarë, ka thënë jam shqiptare, ka treguar, të tjerët e mbanin dhe e rrihnin. Edhe vajza ime është shfrytëzuar. E kemi gjetur edhe atë që e ka rrëmbyer. E kam takuar para 4-5 vitesh. Ec se tani e kemi në dorë. Pa folur unë me nënën, goca nuk do të dalë në shesh. Do ta mbaj edhe në shtëpinë time po të jem e detyruar. Para se të vijë goca në Shqipëri, do të vijë nëna këtu vetë. Gocën e kam në dorë të sigurt në kuptimin që tani afër do e ndalojnë. Goca është kjo, vetëm përgjigjen të nënës a është kjo apo jo. Unë jam në qendër të Italisë në Ancona, ndërsa goca lëviz, e lëviznin.