Bashkim Metani, vëllai i dy motrave që u ekzekutuan në zonën e Astirit në Tiranë, ka bërë një deklaratë tronditëse teksa thotë se Përparim Ademi (Tela) ka shitur 10 fëmijë.
Metani është shprehur në “Shqipëria Live” se motrat e tij mbeteshin shtatzënë në kohë të ndryshme, dhe fëmijët e lindur nga Zhaneta dhe Kristina janë shitur në zonën e Selanikut në Greqi.
“Motra mi ka treguar të gjitha në muajin Dhjetor, nuk i denoncova pasi ma kërkuan motrat, pasi kishin frikë se do i vriste”, është shprehur Bashkim Metani.
Ai thotë se Tela ka jetuar në Maqedoni me një prej motrave të tij, ndërsa ka dyshime se të dyja motrat janë shfrytëzuar në kohë të ndryshme për prostitucion.
“Përparim Ademi (Tela) ka shitur më shumë se 10 fëmijë të motrave të mija.
Të dyja motrat e mija kanë pasur shumë detaje të atyre që ai ka bërë, ndaj edhe i ka vrarë.
Një person që e do një njeri nuk e nxjerr në rrugë dhe nuk e shfrytëzon.
Përparim Tela i ka vrarë nga frika se motrat më kishin treguar mua, dhe do e fusnin brenda”, tha më tej Bashkim Metani.
Por dhe motra e dy viktimave, Adriana ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” ku ka bërë deklarata të forta ndaj autorit të krimit të rëndë.
Sipas saj, janë shitur mbi 10 fëmijë të motrave të saj, dhe se Përparimi i ka dërguar në Selanik për prostitucion.
“Motra e madhe e ka njohur në fillim Përparimin. Pas asaj kanë bërë këtë vajzën dhe ai nuk i ka dhënë atësinë. Në fillim mori motrën e madhe, e nxori në rrugë si prostitutë dhe pas një viti ka ardhur e ka marrë motrën time të voglën të babai, ka qenë 15 vjeçe.
Babai im i tha se do të të denoncoj, kur i tha se do të denoncoj i tha se i kam vajzat në Tiranë, janë të sëmura dhe të kërkoj që të vish ti. E ka çuar në mal të Dajtit dhe e ka kërcënuar me thikë.
Nëse ti më denoncon, do të shuaj si familje. E mori motrën e vogël dhe e çoi në Selanik. I linte shtatzënë dhe i detyronte që t’i shisnin. Janë shitur mbi 10 fëmijë.
Dy motrat e mia, ka qenë edhe e shoqja e tij në Greqi. Edhe gruaja e tij ka ngelë shtatzënë dhe e kanë shitur fëmijën. Kjo pasi nuk u dilnin lekët që të mbaronin vilën.
Motrën e madhe e la, pasi nuk bëntë më fëmijë. Kur ngeli motra e madhe shtatzënë në fillim nuk pranoi ta shiste, ai e ka varur me tel në fyt.
Ka bërë shumë gjëra, kanë ardhur motrat të nxira. I ka thyer motrës së madhe edhe këmbën, shumë tortura.
Neve nuk na ka lënë motra jonë e madhe, nuk na lejohej që të bënim ne denoncim. Ato vetë nuk e bënë asnjëherë hapin”, ka thënë ajo.