• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMITË E NUREDIN DUMANIT NË SPAK/ Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Do ketë arrestime të bujshme
Home
Breaking News

DËSHMITË E NUREDIN DUMANIT NË SPAK/ Paralajmërimi i Artan Hoxhës: Do ketë arrestime të bujshme

13 May, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mbrëmjen e 29 marsit mori fund arratia e një prej personave më të kërkuar në Shqipëri, Nuredin Dumani. Ai u arrestua i plagosur në Fier dhe dyshohet se është autori i përplasjes me armë më Papër të Elbasanit. Në momentin e arrestimit Dumani ka qenë i armatosur.

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin, u shpreh se do të ketë arrestime të bujshme nga ana e SPAK pas deklaratave të Dumanit.

Hoxha: Në lidhje me deklarimet që ka bërë Nuredin Dumani do ketë arrestime të bujshme. SPAK në lidhje me këtë hetim ka marrë shumë informacion në lidhje me shumë krime që janë kryer nga ky person dhe një grup personash rreth tij, janë një grup killerash me pagesë që mund të zbërthejnë shumë ngjarje. SPAK është në rrugën e duhur në këtë drejtim. A do ta gjejnë Talo Çelën besoj se ne s’do kemi më shansin ta dëgjojmë. Pse? Do ta sqaroj një herë tjetër. Elbasani ka pasur nevojë për mbrojtje shtesë sepse Prokuroria ka kryer hetime të organizatave kriminale shumë të rrezikshme. Mbrojtja që u jepet prokurorëve duhet të përkthehet në rezultate.

Gazetari u ndal edhe te Aleks Deda, një emër jo pak i rëndësishëm për drejtësinë. Alekandër Deda është vënë në shënjestër të një grupi personash në Lezhë, të cilët po kërkojnë ta eliminojnë atë. Disa atentate njëri pas tjetrit kanë dështuar në drejtim të Dedës, ku më i fundit ishte me dron pranë banesë së tij, e cila ruhet nga policia me shërbime 24 orëshe.

Hoxha tha se edhe 42-vjeçari është një thesar për drejtësinë pasi Lezha është kthyer në një zonë problematike vitet e fundit.

Hoxha: Aleksa Dodës ose i njohur si Leksi i Druve i janë bërë 3 atentate me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur. Në atentatin e fundit është goditur 8 herë në trup, fati i tij që është gjallë. Ai ka deklaruar në SPAK dhe ka marrë mbrojtje. Pasi është marrë në mbrojtje i është bërë 3 herë atentat me dron për ta bërë të heshtë. Ai është një thesar në zonën e Lezhës. Lezha është bërë një zonë problematike sepse është futur shumë para atje. Ai qark është bërë problematik. Nga momenti që e kemi denoncuar janë marrë masa për mbrojtjen e tij dhe të familjes. Nuk ka pasur më incidente si ato që kanë ndodhur. Herën e fundit që kam pasur kontakt fizik me të ai kishte jelek antiplumb. Por nuk ka pasur rezultat në hetimet që janë kryer./abcnewws.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI I RI/ Negociatori i Rithemelimit i përgjigjet Alibeajt: Çdo përpjekje për të shpëtuar faqen e Ramës para botës, nuk pranohet
Previous article "ÇFARË FEMRE..."/ Arjola Demiri i bën dedikimin vetes (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT