• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMITARJA DENONCOI VRASJEN E DY SHOQEVE/ Nisin verifikimet nga policia. Pritet urdhër prokurorie për të rrethuar zonën ku janë groposur
Home
Breaking News

DËSHMITARJA DENONCOI VRASJEN E DY SHOQEVE/ Nisin verifikimet nga policia. Pritet urdhër prokurorie për të rrethuar zonën ku janë groposur

10 March, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Fati i Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, që u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004 mund të zbardhet së shpejti falë një dëshmie shumë të fortë që dha në ‘Pa Gjurmë’ dje një dëshmitare shumë e rëndësishme.

Pas transmetimit të dëshmisë ekskluzive në “Pa Gjurmë” në Report Tv se 2 vajzat e zhdukura nga Tirana në vitin 2004, janë vrarë nga kreu i Bandës së Lushnjës në atë kohë, Arben Hoxha, dhe janë groposur në Divjakë, policia e Lushnjes u vu në lëvizje menjëherë dhe mori dëshminë e gazetarit të emisionit, Freard Rista. Efektivë të forcave blu shkuan mbrëmjen e së enjtes në vendin ku sipas dëshmisë së një zonje që emisioni “Pa Gjurmë” i ruan identitetin, janë groposur dy shoqet Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Gjatë deklarimit në polici, gazetari i emisionit nuk zbuloi emrin e dëshmitares, e cila nga sa ka kontaktuar me avokatin e emisionit “Pa Gjurmë” do të flasë për policinë vetëm nëse merr garanci për jetën dhe bëhet dëshmitare e mbrojtur.

Policia e Divjakës nën drejtimin e kreut të komisariat Edmond Merkaj, qëndroi për disa orë në vendin ku dëshmitarja pretendon se janë varrosur vajzat, por për të nisur kërkimet do duhet më tej edhe një autorizim nga prokuroria, por edhe nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, pasi koordinatat e pretenduara janë brendat territorit të parkut Kombëtar të Divjakës. Prokuroria pritet të kërkojë dhe materialin ekskluziv që u transmetua nga emisioni ‘Pa Gjurmë’ në Report TV.

Dëshmitarja pretendon se njeh 1 nga 3 personat që sipas saj janë përfshirë në vrasjen e dy vajzave dhe më tej në groposjen e tyre në dunat e plazhit të Divjakës. Sipas saj, vrasjet janë bërë nga Arben Hoxha, ish-kreu I një prej bandave famëkeqe të Lushnjes, që sot nuk jeton më pasi është vrarë nëvitin 2005. Dëshmitarja pretendon se ngjarjen e ka mësuar nga një prej anëtarëve të grupit të Arben Hoxhës, me emrin Armand, që sipas saj ka bashkëpunuar në groposjen e shoqeve. Zonja thotë se edhe ky bashkëpunëtor ka ndërruar jetë dhe gjatë kohës kur ishte gjallë nuk mund të fliste dhe të tregonte emrin e bashkëpunëtorit të tretë, pasi anëtarët e bandës të Arben hoxhës, të vrisnin.

Kjo dëshmi solli tronditje të madhetek familjarë të dy vajzave të humbura, që kërkonin të zbulonin fatin e tyre përmes emisionit “Pa Gjurmë”. Pas kësaj dëshmie nëna dhe motra e vajzave shpërthyen në lot.

Arben Hoxha i bandës së Lushnjes që mbante nofkën ’Ben Komisari’ bashkëjetonte në zonën e Laprakës Nertila Osmanin, me të cilin në vitin 203 solli në jetë dhe një vajzë. Ditën kur Nertila humbi, bashkëjetuesi i saj i tregoi se do nisej për në Gjermani dhe pas debatit mes tyre vajza u takua me shoqen e saj Sonila Kryeziu. Siç nëna e saj dëshmoi në pa Gjurmë, edhe Sonila ishte larguar nga nanesa pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 8 MIJË NDJEKËS MË SHUMË/ Ja banorët e BB VIP më të spikatur këtë javë
Previous article TJETËR AKSIDENT ME VDEKJE/ Makina përfundon në kanal, humb jetën një person në Kavajë

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT