• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DËSHMITARI X”/ Plani për arratisjen nga Shqipëria, “Babalja” do kërkonte azil në Europë? (DETAJET E REJA)
Home
Breaking News

“DËSHMITARI X”/ Plani për arratisjen nga Shqipëria, “Babalja” do kërkonte azil në Europë? (DETAJET E REJA)

18 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Paralelisht me publikimin e përgjimit nga PD të hënën e 14 Majit kanë filluar një sër lëvizjesh të “bashkëpunëtorit X”, Albert Veliu dhe familjes së tij që grenë dyshime të forta për ekzistencën e plani të mirë përgatitur për largimin nga Shqipëria ndoshta, për të kërkuar pastaj azil politik në një vend Europian. Report TV ka mundur të mësojë të gjitha lëvizjet e familjes në Vlorë dhe vetë super dëshmitarit i cili pas publikimit të përgjimit audio ka qëndruar në Tiranë por që dje u bllokua nga policia në Milot gjatë udhëtimit të tij drejt Kosovës.

Një burim në dijeni të rrethanave të lëvizjes së Albert Veliut tregoi se mëngjesin e 17 Majit rreth orës 4 të mëngjesit është telefonuar një kompani taksi të cilës i është kërkuar shërbimi transportit të një personi drejt Kosovës. Nuk dihet ende nëse taksinë e ka telefonuar vetë Veliu apo dikush tjetër sikurse kush do të paguante për këtë udhëtim me kosto 200 euro. Rreth orës 4 e 11 minuta taksia ka ndaluar në një zonë të Tiranës ku në të ka hipur Albert Veliu.

Ky veprim është ndërmarrë për t’i dhënë kohë atij për t’u larguar nga territori shqiptar pasi PD pikërisht pasditen e të enjtes kishte planifikuar transmetimin e video-dëshmisë. Taksia së bashku me Albert Veliun pas 1 orë e 20 minuta nga nisja prej Tiranës kanë ndaluar në Milot për të ngrënë mëngjes.

Dëshmitarë okularë në të njëjtin lokal pohuan për Report Tv se tavolinës ku ishin ulur taksisti dhe Veliu i janë afruar tre efektivë policie të cilët i kanë kërkuar Albertit të shkonte me ta për verifikime. Veliu nuk ka bërë asnjë rezistencë dhe i është bindur kërkesës së policisë. Policët kanë marrë në pyetje edhe taksistin për të mësuar se çfarë lidhje kishte me Albert Veliun. Ai ka deklaruar se ka marrë një njoftim nga salla operative e kompanisë për të transportuar dikë në drejtim të Kosovës. Taksisti është lënë i lirë ndërsa Albert Veliu ka hipur në makinën e policisë. Albert Veliu ishte drejtuar për në Kosovë ku mbase atje ndodhet tashme edhe familja e tij.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Motrat e futbollistëve? Më seksi është ajo e… (FOTO)
Previous article Giroud: Pogbas i duhet qetësia për të shfaqur talentin e tij

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT