• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËSHMIA NË HAGË/ Avokati i Thaçit e pyet për FARK-un, Williams: Bukoshi synonte të krijonte një forcë që mund të mënjanonte UÇK-në
Home
Rajon

DËSHMIA NË HAGË/ Avokati i Thaçit e pyet për FARK-un, Williams: Bukoshi synonte të krijonte një forcë që mund të mënjanonte UÇK-në

18 September, 2025 s.autor Rajon

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, Stipe Mishetiq i parashtroi pyetje shtesë Paul Willimas, pas përfundimit të pyetjeve nga paneli i gjykatësve të Speciales. Avokati Mishetiq e nisi duke i paraqitur një artikull të REL të shkruar nga Tim Judah më 9 tetor 1998 ku flitej për luftën në Kosovë, Ibrahim Rugovën dhe UÇK-në.

“Koka dhe truri pas përpjekjeve të qeverisë për të marrë kontrollin e UÇK-së, ishte Xhafer Shatri ministër informacioni i Rugovës duke punuar me Bujar Bukoshin, kreun e qeverisë”, citohet në artikullin e shfaqur nga avokati Mishetiq. Mishteiq e pyeti Williams nëse kishte njohuri që Bukoshi ishte duke zhvilluar ushtrinë e vet në verë dhe vjeshtë 1999. Willimas u përgjigj se po. “Dija se kryeministri Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK bazuar fillimisht në Shqipëri ku përbëhej nga oficerë shqiptarë apo që më parë kishin shërbyer në forcat ushtarake të Jugosllavisë”, tha ai.

Mishteiq e pyeti nëse kishte pasur diskutim me Bukoshin ose dikë tjetër që vepronte në emër të qeverisë në mërgim lidhur me FARK-un. “Bukoshi nuk më ka kërkuar kurrë këshill për FARK-un. Por në bisedat e mia me Bukoshin dhe diasporën shqiptaro-amerikane, kjo ishte temë e bisedave”, tha Williams. Avokati i Thaçit e pyeti nëse kishte pasur biseda për përdorimin e FARK-ut nga qeveria e Bukoshit si mjet për të marrë kontrollin e UÇK-së.

“Ajo që më kujtohet është se FARK-u do të ishte akterë tjetër shtesë i armatosur joshtetëror që do të luftonte në emër të popullit të Kosovës dhe duke qenë se do të ishte profesionistë dhe kishte gjasa të bëhet akterë më efikas i armatosur joshtetëror dhe do të mënjanonte UÇK-në”, u përgjigj Williams. A kishit njohuri kush ishte Adem Jashari, pyeti avokati Mishetiq mirëpo dëshmitari tha se jo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UKRAINA NUK NDAL SULMET NË RUSI/ Dronët godasin një nga komplekset më të mëdha të naftës
Previous article E PËSON KEQ/ Shiste kokainë e kanabis, pranga 41 vjeçarit në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona Rajon

DY TËRMETE GODASIN ISHULLIN EVIA NË GREQI/ Panik dhe dëme materiale në disa zona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT