• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMIA/ Flet shënjestra që i shpëtoi atentatit në Korçë: Ja si ndodhi, problemin e vetëm e kam me policinë
Home
Breaking News

DËSHMIA/ Flet shënjestra që i shpëtoi atentatit në Korçë: Ja si ndodhi, problemin e vetëm e kam me policinë

31 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shënjestra e atentatit mbrëmjen e djeshme Juxhin Kulla ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikt me asnjë person, ndërsa ka treguar edhe momentin kur drejt banesës së tij u zbraz breshëria e kallashnikovit, por fatmirësisht shpëtoi.

Kulla është shprehur se ishte duke dalë nga banesa kur dëgjoi të shtënat, por nuk arriti që të shikonte autorët, që u larguan me shpejtësi. Ai thotë se nuk ka probleme me asnjë, përveç policisë, që e akuzon se e ka dhunuar disa kohë më parë.

“Sapo dilja nga banesa në momentin që kam dëgjuar të shtënat. Dëgjova një automjet që u largua me shpejtësi dhe xhirim në drejtim të fshatit Barc. Nuk pashë asgjë tjetër. Nuk kam probleme me askënd.

Problemet e vetme që kam janë me policinë prej ditës që unë jam dhunuar prej tyre. Është qëlluar disa herë drejt katit të dytë të banesës. Nuk kam konflikt me asnjë person. Këtë e them me siguri” deklaroi 34-vjeçari. Ndërkohë policia e Korçës ende nuk ka të shoqëruar apo identifikuar rreth ngjarjes.

Por kush është Juxhin Kulla? Ai figuron i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike. Kulla ka vujtur dënimin në burgun e Drenovës ndonëse nuk i ka pranuar akuzat e ngritura ndaj tij. Gjatë dënimit ai ka bërë edhe një grevë urie ndaj autoriteteve duke pretenduar se droga me të cilën ishte ndaluar në 24 qershor 2012.

Më vonë ai dënua sërish për trafik të lëndëve narkotike. Në vitin 2016 ai ndalua nga policia e antidrogës në Korçë. Asokohe Kulla u dhunua në ambientet e lokalit ku u ndalua me lëndë narkotike dhe lidhur me këtë ngjarje akuzoi shefin e antidrogës Buis Hysi.

Pak muaj më vonë, në shtator të 2016 Kulla u ndalua në Tiranë në rrugën “Qemal Stafa” pasi qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë me vete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDESHJET ME FRANCËN DHE ISLANDËN/ Edy Reja konferencë për shtyp: Për ne e rëndësishme është të mos...
Previous article NEGOCIATAT/ Cakaj në Helsinki: Mora mbështetje, Shqipëria ka përmbushur kushtet

k.autor

Postime të ngjashme

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit Breaking News

EMËRIMET E REJA NË QEVERI/ Mario Keputa emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës Aktualitet

VIJOJNË KONTROLLET NË BURGJE/ Sekuestrohet një tjetër telefon në qelinë e të dënuarit në Durrës

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ Pas emaileve për vilën në Palasë, arkitektët merren në pyetje nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT