• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMIA E STUDENTES EKSELENTE/ E punësuar prej mëse 1 vit në Ministrinë e Arsimit (VIDEO)
Home
Sociale

DËSHMIA E STUDENTES EKSELENTE/ E punësuar prej mëse 1 vit në Ministrinë e Arsimit (VIDEO)

6 September, 2019 k.autor Aktualitet, Sociale

Departamenti i Administratës Publike ka sjellë sot në vëmendjen dëshminë e Anastasi Shakaj e cila është punësuar në fazën e parë të punësimit të ekselentëve.

Anastasi Shakaj është e punësuar prej mëse një viti pranë Drejtorisë së Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve në Ministrinë e Arsimit, menjëherë pas mbarimit të studimeve në Universitetin e Tiranës.

Ajo tregon se si ishte procesi i aplikimit në platformën “punetembare.al”

Duke u shprehur se në fillim ishte skeptike, ekselentja Shakaj thotë se gjithçka u zhvillua shkurt, shpejt dhe saktë.

“Unë jam Anastasi Shakaj. Kam studiuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Sot kam titullin Specialist pranë Drejtorisë së së Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore Aseteve dhe Shërbimeve.  Në fillim kam qenë shumë skeptike, por gjithçka u zhvillua shkurt shpejt saktë”, shprehet ajo.

Në thirrjen e parë të punësimit të ekselentëve nëpërmjet  aplikimit në platformën “punetembare.al”, u punësuan 459 ekselentë për periudhën 11 janar deri në 14 mars 2019.

Ndërkohë DAP ka hapur thirrjen e dytë për punësimin e studentëve ekselentë, ku të gjithë ata me mesatare 9.00-10.00 mund të aplikojnë pët t’u punësuar pranë administratës publike.

“Je student ekselent si Anastasi? Dëshiron të punosh në administratën shtetërore? Mund të aplikosh tani në Thirrjen II, dedikuar punësimit të ekselentëve. Nëse je diplomuar nga viti 2015 e në vijim, me mesatare 9.00 – 10.00 apliko në platformën punetembare.al. Afati i aplikimit 20 shtator 2019”, -bën apel Departamenti i Administratës Publike.

Falë thirrjes së dytë, çdo student i shkëlqyer në rezultate akademike që është në kërkim të një vendi pune mund të aplikojë në platformën ‘punetembare.al’ për t’u punësuar pa konkurs, ku në Tiranë ofrohen pjesa më e madhe e vendeve të punës.

Referuar të dhënave të Departamentit të Administratës Publike janë 219 vende vakante në total prej të cilave 110 vende vakante në Tiranë, 109 vende vakante në 17 qytete të tjera të vendit në 90 institucione shtetërore.

Kështu, qyteti që mban shifrën më të lartë me vende të lira pune është Tirana me 110 vende e ndjekur nga Shkodra me 18 vende vakante dhe Fieri me 12 të tilla.

“Berat 3, Dibër 9, Durrës 7, Elbasan 6, Fier 12, Fushë-Krujë 6, Gjirokastër 4, Kavajë 1, Përmet 1, Sarandë 2, Shkodër 18, Tiranë 110, Vlorë 7, Kukës 11, Lezhë 4, Lushnje 6, Mat 1”, -janë vendet e lira të punës për ekselentët sipas Departamentit të Administratës Publike.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri në 20 shtator 2019. Fituesit përfitojnë një përvojë pune 1 vjeçare, por gjithashtu do t’iu jepet mundësia të konfirmojnë pozicionin e tyre të punës duke kapërcyer mungesën e eksperiencës gjatë fazës së rekrutimit me konkurs.

Punësimi i ekselentëve në administratë është një proces i nisur në kuadër të Paktit për Universitetit dhe nismës “Administrata që Duam”. z.tosku

Ekselentë të punësuar në administratën shtetërore 🙂

🎓 Je student ekselent si Anastasi? 👨🏼‍🏫 👩🏼‍💻 Dëshiron të punosh në administratën shtetërore? Mund të aplikosh tani në Thirrjen II, dedikuar punësimit të ekselentëve 👩‍🎓👨‍🎓💡 Nëse je diplomuar nga viti 2015 e në vijim, me mesatare 9.00 – 10.00 apliko në platformën 👉 punetembare.al⏳ Afati i aplikimit 20 shtator 2019 #PaktiPërUniversitetin 📈 #Thirrja2 🖇

Gepostet von Departamenti i Administratës Publike – DAP am Freitag, 6. September 2019

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Gareth Bale s’i ka kaluar problemet te Reali: Nuk po luaj i lumtur...
Previous article "POPUJT MERREN VESH MË MIRË SE QEVERITË"/ Ruçi takim me ambasadoren e Greqisë

k.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT