• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMIA E NËNËS/ Flet ish-gruaja e 74 vjeçarit: Fejzo e fejoi me detyrim djalin
Home
Sociale

DËSHMIA E NËNËS/ Flet ish-gruaja e 74 vjeçarit: Fejzo e fejoi me detyrim djalin

27 December, 2017 g.autor Aktualitet, Sociale

Në seancën e djeshme ku u la ne burg 28-vjeçari Selman Aliaj, i cili, të dielën që shkoi, vrau të atin me çekiç dhe trupin e hodhi në liqenin e Farkës është lexuar edhe dëshmia e nënës së të pandehurit, e cila ka thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë në banesë dhe nuk ka dëgjuar asgjë.

Ajo ka thënë se djali ofendohej shpesh nga i ati dhe se kishin konflikte që kur u fejua pa dëshirën e tij. Këtë fakt e ka pohuar edhe i pandehuri, i cili do t’i nënshtrohet edhe një ekspertize mjekësorë psikike, për të përcaktuar shkallën e përgjegjshmërisë, para dhe pas krimit që tronditi kryeqytetin.

  • DËSHMIA E NËNËS SË VRASËSIT

Para oficerëve të Policisë, ka dëshmuar edhe nëna e të pandehurit, ish-bashkëshortja e viktimës, shtetasja Sofie Sh. Ajo ka thënë para efektivëve të Policisë, se me Fejzo Aliajn ishte divorcuar, por jetonin në një banesë.

Nëna ka shpjeguar se në momentin kur ndodhi ngjarja ka qenë duke gatuar brenda në shtëpi dhe nuk ka dëgjuar gjë. Ajo ka treguar se Fejzo ishte një person, që sillej keq me të birin dhe konfliktet mes tyre ishin shtuar pas fejesës që ishte bërë vetëm me pëlqimin e tij.

“Selmani është fejuar me porosi të të atit, pa marrë pëlqimin e tij. Që nga ajo kohë, djali nuk ka qenë shumë mirë. Ai ka pasur konflikte me të atin si për fejesën, por edhe për gjëra të tjera. Në momentin kur ka ndodhur krimi, unë kam qenë brenda në banesë.

Kam dalë që t’i thërras të dy për të ngrënë darkë, por nuk kam gjetur njeri në oborr. Kam tentuar t’i telefonoj, si Selmanin ashtu edhe Fejzon, por nuk më janë përgjigjur. Vetëm kur kam parë njollat e gjakut në oborr, kam njoftuar Policinë.

Fejzo ishte person i dhunshëm. Ai nuk sillej aspak mirë me Selmanin. Që kur u bë ajo fejesë, pa miratimin e tij, konfliktet nisën të ashpërsoheshin mes tyre”, ka thënë nëna e të pandehurit para oficerëve të Policisë.

Po kështu, prokurori i çështjes ka nisur të lexojë edhe dëshminë e të motrës së të pandehurit, por është ndërprerë nga gjyqtarja e seancës, e cila i ka thënë se provat mjaftonin dhe se mund ta dorëzonte procesverbalin e dëshmive pranë saj.

Në përfundim të leximit të dëshmive, avokati i të pandehurit, Fran Dashi, u shpreh dakord për masën e sigurimit dhe nuk shfaqi asnjë kundërshti për provat e paraqitura nga Prokuroria.

Ai kërkoi vetëm kryerjen e një akt-ekspertimi mjeko-ligjor, për gjendjen psikike të të pandehurit, para dhe pas ngjarjes. Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarja e seancës./ panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (VIDEO) Milan në avantazh ndaj Interit, kuqezinjtë prekin kualifikimin
Previous article FOTO/ Statistikat e çmendura të derbit Milan-Inter

g.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT