• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËSHMIA E FORTË/ Nëna e këngëtarit të zhdukur: Dyshoj se e kanë vrarë, ja mesazhet kërcënuese në Facebook
Home
Breaking News

DËSHMIA E FORTË/ Nëna e këngëtarit të zhdukur: Dyshoj se e kanë vrarë, ja mesazhet kërcënuese në Facebook

25 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një motor i vjedhur, që iu shit disa personave nga këngëtari Renato Hamza bëhet shkak për të nxjerrë në dritë të tjera detaje, mbi zhdukjen e këngëtarit të muzikës tallava, më 29 qershor të vitit 2014.

Pasi e kishte blerë në Elbasan, pak ditë para se të zhdukej, me kërkesë të nënës së tij Renato ia shiti këtë motor një tjetër personi nga Pogradeci. Nuk kaloi shumë ditë dhe ky motor u bllokua në Lezhë nga policia, ndërsa rezultoi se kishte qenë i vjedhur, pronar i të cilit ishte Artan Shkëmbi. Ky i fundit 5 ditë pasi këngëtari u zhduk, i shkruante nënës në Facebook, se Renato është në gjendje kome dhe se nuk fliste dot.

https://youtu.be/_BGntPT8_Tk

Ndërsa mbetet ende mister zhdukja e tij, për herë të parë, nëna e këngëtarit Renato Hamza bën deklaratën e fortë në emisionin ‘Pa Gjurme’ në Report Tv. “Dyshoj se u vra nga personat te cilëve u shiti motorin”, thotë ajo.

“Pa gjurmë” risolli këtë histori, për të zbardhur një nga zhdukjet më të njohura të bëra publike dhe që ka ngritur pikëpyetje të mëdha. A u vra atë natë këngëtari i muzikës tallava?

E ftuar në studion e “Pa gjurmë” nëna e Renit të Elbasanit, Silvana ngre dyshimin e një ekzekutimi të mundshëm të djalit të saj.

“Më shkruanin në Facebook pas 5 ditësh, me thonin Renin e kemi ne. Renato është në gjendje kome, nuk reagon, nuk flet. Do ta sjellim Renaton për dy ditë. Na nxirrnin persona me gojë të mbyllur. Është edhe problemi se djali im më parë ka blerë një motor, që më pas e shiti. Letrat ia dha edhe atij që ia shiti. Këtë person e bllokojnë bashkë me motorin, në Lezhë dhe del se motori kishte qenë i vjedhur. Djali e bleu në Elbasan atë motor. Renaton e zhdukën që atë natë ata. Djali im është vrarë i pafajshëm. Më nxirrnin persona me gojë të mbyllur’‘- rrëfen me sytë e mbushur me lot, nëna e Renatos.

Ajo rrëfen për herë të parë episodin e 29 qershorit kur Renaton e thirri për kafe një person, për të biseduar mbi çështje pune dhe se ky person ishte bashkë me 2 pronarë lokalesh.

“Renato fillimisht ka refuzuar të shkoj, duke i thënë që ka qenë i lodhur,  po ai ka tentuar disa herë deri sa e bindi. Indrit Qiqja nuk ka qenë shok i Renatos, ata kanë lënë takim për çështje pune, pasi ai i ka premtuar se do i gjente lokale për pagesë më të lartë. Kështu, ka dalë Renato nga shtëpia, me anë të një telefonate, duke më thënë se do te kthehej, madje ka dalë me shapka nga shtëpia, pas 10 minutash telefoni rezulton i fikur”, tha nëna.

Ajo është e bindur se Renato u rrëmbye dhe më pas u vra. Kjo bazuar edhe nga dëshmitë e shumta të disa banorëve të zonës.

”Thuhet se është parë të futet me dhunë në makinë. Pas kontrollit të kamerave nga policia shihet qartë Indriti që shoqëron Renaton deri në makinë, ditën e parë, ndërsa ditën e dytë dalin pamje te tjera. Momentin që Renato futet në furgon ja ka bërë me dorë kushëririt te tij, djalit te hallës, duke i lënë të kuptoj nga tatuazhi që kishte në dorë se ishte Renato ai që po futej në makine pasi e kishin bllokuar. Në shtëpinë e Redona Daullxhiut, të dashurës së Renatos, kemi gjetur makinën që ka rrëmbyer Renaton. Makinë e cila konfirmohet nga djali i hallës.Kohë më pas Redona është shprehur se e dinte ku ndodhej Renato dhe se ky i fundit do të telefononte në shtator”, tregon nëna në emisionin “Pa Gjurmë”.

Nëna e Renatos apelon për zbardhjen e kësaj çështje, pasi ka mëse 5 vite dhe që pret të dijë mbi fatin e djalit. E ftuar edhe më parë në “Pa Gjurmë”’ajo ka akuzuar drejtpërdrejtë ish-të dashurën e Renatos, si një nga personat e cila ka gisht në zhdukjen e të birit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CELULA TERROSTE/ Një nga anëtarët vizitoi disa herë familjen e tij në Manzë, si dhe pse hyri në Shqipëri i infiltruari i grupit
Previous article NGRITJA E SPAK/ Zbardhen emrat, kush janë 8 prokurorët që do të “zhdukin” korrupsionin dhe do hetojnë politikanët

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT